
Pas Rusisë, edhe Gjermania ka gati vaksinën anti Covid
Instituti kryesor për sëmundjet infektive në Gjermani tha të mërkurën se një vaksinë e parë kundër koronavirusit mund të jetë në dispozicion qysh në vjeshtë, raporton Reuters.
"Sipas vlerësimeve paraprake disponueshmëria e një ose disa vaksinave mund të realizohet deri në vjeshtë të vitit 2020", tha Instituti Robert Koch në një deklaratë në faqen e internetit.
Por, sipas këtij instituti, do të duhet më shumë kohë për të vënë nën kontroll pandeminë."Do të ishte e rrezikshme në këtë pikë të besosh se një vaksinim, duke nisur nga vjeshta 2020, mund të kontrollojë pandeminë", thuhet në deklaratën e këtij Instituti.
Sipas zyrtarëve shëndetësorë të këtij instituti, ndikimi i çdo vaksine mund të jetë i kufizuar për shkak të mutacioneve që pëson virusi ose për arsyen se produktet e para në treg mund të ofrojnë vetëm imunitet afatshkurtër.
Firma gjermane bioteknike BioNTech, e cila po punon me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer për një vaksinë të re, të martën përsëriti se synon të paraqesë kërkesën për autorizim emergjent qysh në tetor, nëse provat në vazhdim kanë sukses.
Gjithashtu, në të njëjten ditë, Rusia u bë vendi i parë në botë që dha miratimin për një vaksinë COVID-19, pa siguruar të dhëna për fazat e testimit, gjë që ngjalli shqetësime midis disa ekspertëve globalë të shëndetit./REL

Sa rrezikon vdekjen nga COVID nëse je obez? Çfarë thotë raporti i ri
Historia e plotë >
Dhjetë leksione nga kriza e koronavirusit: Pse dështuan disa vende të pasura
Historia e plotë >
Përplasje për vaksinën, EMA nis rishikimin e Sputnik V
Historia e plotë >



A do të mbyllemi në karantinë? Rakacolli tregon skenarët e mundshëm
Historia e plotë >
Zbulimi interesant/ Kush janë njerëzit rezistentë ndaj virusit COVID
Historia e plotë >
Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Portugalia, presidenca “fantazmë”e BE-së që blen 100 kostume e 360 këmis...
Historia e plotë >
Vaksinat false anti Covid në Afrikën e Jugut janë vetëm maja e Ajsbergut...
Historia e plotë >
Sa rrezikon vdekjen nga COVID nëse je obez? Çfarë thotë raporti i ri

Dhjetë leksione nga kriza e koronavirusit: Pse dështuan disa vende të pasura

Përplasje për vaksinën, EMA nis rishikimin e Sputnik V
Biznes



Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >
