Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Pas denoncimeve të "Shqip", përforcohet spitali ‘Shefqet Ndroqi”

Pas denoncimeve të "Shqip", përforcohet spitali

Pas disa ditësh shkrime denoncuese nga gazeta "Shqip" për situatën e rëndë tek spitali "Shefqet Ndroqi", dhjetëra mjekë të shërbimit të Dispanserisë i janë bashkuar ekipit të bluzave të bardha të këtij spitali.

Burime nga spitali “Shefqet Ndroqi” konfirmuan se mjekët e shtuar janë sistemuar në pavione në pozicionin e mjekut roje duke mbuluar orarin e shërbimit nga ora 16:00 deri në orën 8 të mëngjesit.

Nga të dhënat e "Shqip" deri më tani mjekët e spitalit " Shefqet Ndroqi"  kanë punuar me orare të tejtgjatura nga 12 orë në ditë duke mbajtur barrën e shërbimit për 200 pacientë të shtruar me koronavirus.

"Gjatë ditës nga ora 8:00 deri në orën 17:00 janë mjekët e infermierët e spitalit që ndjekin terapitë e të sëmurëve, ndërsa në pjesën e dytë të ditës deri në mëngjes janë mjekë roje të sjellë nga dispanseria", thanë burimet.

Përveç mjekëve shtesë, forca pune i janë shtuar dhe ekipit të infermiereve të cilat dhe ato kanë. punuar gjatë gjithë kësaj periudhe pandemie mé orare të zgjatura.

©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore