Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Pas burrit e "dhunon" edhe institucioni / I mbaroi urdhri i mbrojtjes, nëna dhe dy fëmijët nxirren në rrugë. Fiksi e rikthen në institucion

Pas burrit e "dhunon" edhe institucioni / I mbaroi urdhri i mbrojtjes,

Një nënë me dy fëmijë e dhunuar nga burri kërkon ndihmën e Fiksit. Kësaj here dhunuesi i saj nuk është bashkëshorti, por Qendra Residenciale e Grave ku ajo ka qëndruar deri më sot.

Për gazetarët e Fiksit ajo tregon se ka patur urdhër mbrojte për të qëndruar në këtë qëndër. Por ditën që Fiksi ka qenë aty i ka përfunduar edhe afati i urdhwrit të mbrojtjes. Drejtuesit e qendrës i kanë thënë që të mbledhë rrobat bashkë me fëmijët e saj dhe të dalë jashtë qendrës.

Me lot në sy kjo nënë rrëfen se për të do ishte më mirë të duronte të rrahurat e bashkëshortit, sepse dhuna psikologjike e ushtruar nga drejtuesit e kësaj qendre dhe i gjithë personeli paska qenë e papërballueshme për të.

Zonja tregon se në këtë qendër sociale kanë mbetur vetëm dy gra, ku njëra prej të cilave ka fëmijë. Ndërkohë që personeli është i plotë duke filluar që nga punonjëset sociale, psikologe apo punonjëse të tjera.

Gjithashtu ajo rrëfen se trajtohen shumë keq nga ky personel, por nuk ka mundur të denoncojë më parë se nuk ka pasur ku të shkojë dhe aq më tepër sot që i ka mbaruar urdhri i mbrojtjes.

Drejtuesit e kanë dëbuar nga kjo qendër bashkë me fëmijët e saj dhe zonja nuk ka ku të shkojë, pasi është nga fshatrat e thellë të Hasit. Fëmijët e saj 5 dhe 7 vjeç kanë shkuar në kopësht dhe në shkollë dhe tani që ju ka mbaruar urdhri i mbrojtjes janë në rrugë.

Gazetarët e emisionit Fiks Fare komunikojnë menjëherë me drejtuesit e Shërbimit Social Shtetëror. Pas këtij komunikimi çantat e zonjës dhe të fëmijëve merren nga rruga dhe rikthehen sërish brenda qendrës.

Gjithashtu Shërbimi Social Shtetëror thotë se gruaja dhe fëmijët do qëndrojë edhe disa ditë në instucionin ku kanë qëndruar për 1 vit. Më pas kësaj zonje do i sigurohet strehimi në një banesë me qira dhe akomodimi i saj dhe fëmijëve do të paguhet nga organizata joqeveritare.

Emisioni Fiks Fare arriti që kjo nënë me fëmijët e saj jo vetëm të mos lihej në mes të rrugëve pa shpresë, por t'i sigurohej edhe strehimi pa asnjë kosto për të!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore