
Pas 3 javësh të bllokuara, rikthehen në normalitet faqet qeveritare/ AKSHI: Në e-Albania ende...
Pas pothuajse 3 javësh nga sulmi kibernetik, faqet e institucioneve shtetërore janë kthyer në normalitet.
AKSHI ka njoftuar se të gjitha faqet qeveritare dhe të shërbimeve tashmë janë të aksesueshme nga qytetarët, ndërsa sa i përket portalit e-Albania, janë të aksesueshme 1214 nga 1225 shërbime online.
Pas thuajse 3 javësh nga agresioni kibernetik, shërbimet online për qytetarët dhe bizneset janë normalisht të aksesueshme. Sipas AKSHI-t, stafi inxhinierëve po punon për kthimin në normalitet dhe të shërbimeve që ende janë të paaksesueshme.
Njoftimi i plotë nga AKSHI:
Aktualisht, 1214 nga 1225 shërbime online që jepen në platformën e-Albania, mund të përdoren nga qytetarët dhe bizneset me të njëjtën shpejtësi dhe lehtësi si më parë.
Janë në funksion të plotë edhe shërbimet e:
- aplikimit të formularit për lëshim për herë të parë ose rinovim të pasaportës
- deklarimit të humbjes së dokumenteve të ndryshme
- ndihmës ekonomike për individët dhe vërtetimit mbi masën e përfitimit të ndihmës ekonomike
- kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social
- lista e notave dhe vërtetimi i diplomës për studentët që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës.
Ndërkohë, stafi i inxhinierëve po punon për të kthyer në normalitet dhe shërbimet e fundit të mbetura siç janë: njehsimi i diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja; vërtetimi i pagesës së aftësisë së kufizuar si dhe kryerja e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike.
Nga dita e hënë do të mund të aplikohet edhe për Leje Ndërtimi (e-Lejet), vlerësimi të ndikimit në mjedis dhe përdorimit të burimeve ujore.
Sistemet elektronike të rikthyera se fundmi në funksionalitet të plotë janë:
- Sistemi i Qendrës së Botimeve Zyrtare;
- e-Inspektimi;
- Sistemi i menaxhimit të informacionit për burimet njerëzore të administratës;
- Sistemi elektronik i ndihmës ekonomike.
Gjithashtu, është funksionale posta elektronike zyrtare për të gjithë punonjësit e administratës. Janë forcuar mekanizmat e sigurisë së email-it zyrtar si dhe është bërë kalimi i çdo mailbox-i në infrastrukturën cloud.
AKSHI shpreh mirënjohje për të gjithë punonjësit e ekipit që ia dolën të rikuperojnë në një kohë rekord shërbimet publike online, si dhe skuadrën speciale të Microsoft për ndihmën gjatë gjithë këtyre ditëve.





Bordi ndryshon çmimet, ja sa do shitet karburanti nga sot
Historia e plotë >
Alarmi/ Ushqimet e gatshme dëmtojnë rëndë funksionet e trurit
Historia e plotë >


Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Mos qaj se kjo dihej”/ Sokol Bode ishte shtrirë në divan kur u arrestua...
Historia e plotë >
Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina ...
Historia e plotë >
Indeksi i çmimeve të restoranteve, ku janë më të shtrenjtët në Europë, Tirana “më e kripura” në rajon

Shqiptarët në krye të listës për martesa false në Britani, BBC: Nuk po ndiqen penalisht

Të dhënat e frikshme të OKB: 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga uria dhe pasiguria ushqimore
Aktualitet




