
'1306 të vdekur deri në tetor...'/ Epidemiologët vënë në dyshim parashikimin tronditës amerikan për Shqipërinë
Pas publikimit të një raporti të Institutit për Matjen dhe vlerësimin e shëndetit në SHBA, mbi parashikimin e ecurisë së pandemisë në Shqipëri për periudhën e vjeshtës, reagojnë dhe epidemiologët tanë të shëndetit publik. I kontaktuar nga gazeta “Shqip”, epidemiologu Alban Ylli e konsideron mjaft ekstrem vlerësimet matematikore të studimit amerikan në të cilin thuhet se deri në muajin tetor numri i viktimave nga covid 19 mund të shkojë 1306.
“Kemi parë shumë projeksione ekstreme matematike këtë periudhë. Ajo çfarë dimë është se mund të vijojë të rritet me ritme më të ulëta. Dhe në vjeshtë-dimër nuk e di askush cfarë ritme do ketë një valë tjetër”, thotë për “Shqip” Alban Ylli.
Më herët dhe mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është shprehur skeptik për situatën epidemiologjike në vjeshtë. Projeksionet e ekspertëve të shëndetit publik janë të tilla që e paraqesin kurbën gjithnjë e në rritje pa ndonjë ulje ngritje të theksuar.
Sipas tyre, deri në muajin nëntor pritet që të kemi të tillë situatë me shifra ditore mbi 120 raste dhe me shpresën se numri i viktimave do jetë më i ulët.
Ekspertët tanë të shëndetit publik thonë se në të tilla kushte shkollat nuk duhet të hapen, pasi virusi covid 19 po qarkullon lirisht brenda vendit, pra qarkullim komunitar dhe fëmijët janë burim transmetimi të virusit brenda familjes.
Sa i takon vjeshtës kur dihet se nis zyrtarisht sezoni i gripit, ekspertët parashikojnë situatë të rënduar epidemiologjike pasi në qarkullim do të jenë disa viruse gripi përvec koronavirusit.
Lidhur me shifrat e larta të parashikuara për viktimat, raporti amerikan i Institutit për Matjen dhe Vlerësimin e Shëndetit, thotë se Shqipëria rrezikon të shënojë bilanc të rëndë viktimash, deri në 46 në ditë.
Kjo lidhet me rriskun e lartë të prekjes nga viruset gripale dhe koronavirus të pacientëve kronikë, kryesisht atyre me sëmundje të rënda pulmonare, të sëmurët kardiakë dhe ata me diabet.
Epidemiologët bëjnë thirrje për respektim rigoroz të këshillave për mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura, ruajtjen e distancës fizike dhe mosfrekuentimin e vendeve me grumbullime të larta sic janë palestrat, tregjet.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



A duhet mbajtur maska pas bërjes së vaksinës anti Covid-19?
Historia e plotë >



Ikën moti i mirë me diell, fundjava sjell vranësira e reshje shiu
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Rama sfidon veten/ Gratë dhe vajzat udhëheqin 10 qarqe, kush do të jenë ...
Historia e plotë >
Dalin emrat e rrezikuar/ Basha do të largojë ishët, listat e kandidatëve...
Historia e plotë >
21 persona humbin jetën nga COVID, më i riu 35-vjeç, mbetet i lartë numri i infeksioneve të reja

Gjuha turke në shkollat shqiptare si lënde me zgjedhje, hyn në fuqi marrëveshja

A duhet mbajtur maska pas bërjes së vaksinës anti Covid-19?
Biznes

PD e premton/ Rama: Nuk ka ulje taksash për biznesin e madh
Historia e plotë >
Konsumi në pandemi i shqiptarëve/ Më shumë bukë, sheqer e vaj, por edhe...
Historia e plotë >

“Mbreti” i financave shqiptare
Historia e plotë >