
Parashikimi i zymtë i “The Economist”/ Në 2050 Shqipëria humbet çerekun e popullsisë
Shqipëria deri në vitin 2050 parashikohet të humbasë 25 % të popullsisë së saj. Ky është parashikimi i një botimi special të përvitshëm që bën prestigjozia “The Economist” për gjëndjen e botës dhe për atë që do të ndodhë në të ardhmen.
Në artikullin që i kushtohet Ballkanit, të shkruar nga njohësi i mirë i këtij rajoni, Tim Judah, vihet theksi në mpakjen e popullsisë të vendeve gadishullit tonë që vjen për dy shkaqe kryesore: Emigrimin masiv dhe rënien drastike të lindshmërisë që ka zbritur në shumë më pak se dy fëmijë për çift.
“Projeksionet vlerësojnë se deri në vitin 2050, Bullgaria do të ketë humbur 39% të popullsisë së saj krahasuar me 1989, Bosnja 37%, Rumania 31%, Serbia dhe Kroacia 24%, dhe Shqipëria 25%” shkruhet në artikull ku theksohet: “Që nga periudha e rënies së komunizmit dhe fundit të luftërave në Jugosllavi, banorët e Ballkanit bënë më pak fëmijë dhe emigruan masivisht Një të favorizuar edhe nga mungesa e fuqisë punëtore në rajone të caktuara të Evropës, si Gjermania.
Shifrat e lindshmërisë kanë rënë ndjeshëm në të gjithë rajonin: “Lidhur me lindjet, numri mesatar i fëmijëve për çdo femër është 1.37 në Shqipëri dhe 1.26 në Bosnjë dhe Hercegovinë – d.m.th. ndër më të dobëtit në botë, larg pragut të rinovimit gjeneratave që kërkon së paku 2.1 fëmijë për grua” shkruan Tim Judah.
Shqipëria po shuhet/ Rënie alarmante e numrit të lindjeve
Këto fenomene jo vetëm sjellin një paksim dhe plakje të shpejtë të popullsisë, por ato mbi të gjitha, sipas “The Economist”, pengojnë edhe një planifikim afatgjatë të prioriteteve të vendeve që preken nga tkurja e popullsisë. Duke mos ditur trendin e zhvillimit askush nuk mund të mendojë se ?5do të bëhet me shkollat e ardhshme fillore apo me politikat e pensioneve./Lapsi.al



Analiza e fakteve/ Cilat ilaçe kanë efekt ndaj koronavirusit dhe cilat jo?
Historia e plotë >



Studimi/ Avantazhet e vaksinës Astra Zeneca, efektet që u konstatuan
Historia e plotë >
“Gjuha Covid”, simptoma e re e koronavirusit
Historia e plotë >
Pse populli nuk e kupton që zgjedhjet e 25 Prill janë shitur në tavolinë?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Pakti detar/ Dendias trondit Shqipërinë: 12 miljet në Jon na japin 13 00...
Historia e plotë >
Një hetim i ri ndaj Trump, Clinton-Pelosit: Mund të ketë folur me Putin ...
Historia e plotë >
Pacientët e Sanatoriumit përfundojnë në urgjencën e QSUT, pa ushqim e trajtimin e duhur mjekësor

BE siguron 400 milionë vaksina anti COVID-19, Shqipëria pret dhuratën nga Europa

Kujdes! Studimi i ri në SHBA zbulon dy simptomat e reja të pacientëve me koronavirus
Biznes


Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >

