Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Parashikimi i zymtë i OBSH / Mijëra viktima në Evropë nga Covid deri në pranverë. Tre vendet më të rrezikuara

Parashikimi i zymtë i OBSH / Mijëra viktima në Evropë nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të martën se 700,000 njerëz të tjerë mund të vdesin nga COVID-19 në Evropë deri në mars, duke e çuar totalin në mbi 2.2 milionë. Ekspertët u bënë thirrje njerëzve që nuk janë vaksinuar që të vaksinohen dhe atyre që nuk e kanë marrë ende dozën përforcuese ta bëjnë këtë pa humbur kohë.

Vdekjet totale në Evropë kanë tejkaluar tashmë 1.5 milion me normën ditore që u dyfishua nga fundi i shtatorit duke shkuar në rreth 4,200 në ditë aktualisht.

“Vdekjet e raportuara parashikohen të arrijnë mbi 2.2 milionë deri në pranverën e vitit të ardhshëm, bazuar në tendencat aktuale”, paralajmëruan ekspertët e OBSH.

OBSH parashikon që presioni ndaj sistemit shëndetësor të rritet në 49 vende evropiane. Franca, Spanja dhe Hungaria ishin ndër ato vende që pritet të përjetojnë një numër të lartë të pacientëve në terapi intensive në fillim të vitit 2022, sipas të dhënave të cituara nga OBSH.

Holanda filloi transportimin e pacientëve me COVID-19 përtej kufirit në Gjermani të martën, ndërsa presioni në spitale rritet dhe infeksionet kërcejnë në nivele rekord. Austria nisi të hënën izolimin total të katërt.

OBSH tha se një numër i lartë i njerëzve të pavaksinuar, si dhe "mbrojtja e reduktuar e shkaktuar nga vaksina" ishin ndër faktorët që nxisin transmetimin e lartë në Evropë së bashku me dominimin e variantit Delta dhe lehtësimin e masave kufizuese.

Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge u bëri thirrje njerëzve që të vaksinohen dhe gjithashtu të marrin një dozë përforcuese "nëse ofrohet".

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore