Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Parashikimi i motit/ Java nis me diell, por nga nesër priten ndryshime

Parashikimi i motit/ Java nis me diell, por nga nesër priten ndryshime

Java do të nisë me mot të qëndrueshëm me diell e vranësira hera-herës mesatare e lokalisht të dendura. Mirëpo, nga nesër priten reshje shiu.

“Mëngjesi i së martës na sjell reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat qendrore dhe veriore. Do të kemi intervale me kthjellime, por sërish e marta mbetet e paqëndrueshme në vendin tonë, duke na sjellë herë pas here zhvillim të vranësirave dhe reshje të pakta që do jenë prezentë gjatë pjesës së parë të ditës.

Pasditja sjell vranësira edhe në zonat jugore, duke bërë që gjatë mbrëmjes dhe kryesisht nata të sjellë reshje shiu në të gjithë territorin shqiptar”, tha meteorologia Adiola Bani në “Wake Up”.

Prej ditës së martë e deri ditën e enjte vendi do të jetë në ndikim të kalimeve frontale. Kështu moti parashikohet kryesisht i vranët e hera herës me intervale kthjellimesh.

Reshjet e shiut do të jenë të pranishme në intensitet të ulët e ndërsa të mërkurën në pjesën bregdetare e në veriperëndim edhe në formën e shtrëngatave me rrufe. Dëbora do të rikthehet në male në verilindje. Prej së enjtes pasdite situata vjen në përmirësim.

Era do të fryjë nga juglindja e të mërkurën në mesditë kthen nga veriperëndimi mesatare e përkohësisht e vrullshme përgjatë brigjeve detare. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-5 ballë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore