Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Paralajmërimi i mjekëve: Gratë që zgjohen natën kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin të reja nga...

Paralajmërimi i mjekëve: Gratë që zgjohen natën

Gratë që mundohen shumë që të mbajnë një gjumë të pandërprerë gjatë gjithë natës kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin të reja nga shkaqe të lidhura me zemrën, ka zbuluar një studim i fundit i botuar në Revistën Europiane të Zemrës.

Në këtë studim, më shumë se 8,000 persona të moshave 64 deri 83 vjeç, u ndoqën për 6-11 vjet dhe iu nënshtruan mbajtjes së pajisjeve të gjurmimit të gjumit, ndërsa studiuesit krahasuan rezultatet afatgjata të shëndetit me nivelin e tyre të “zgjimit të pavetëdijshëm”.

Kjo është një përgjigje e natyrshme e trurit për të zgjuar një person kur zbulon stimuj që mund të jenë një rrezik, të tilla si dhimbje, zhurma të mëdha, dritë dhe probleme me frymëmarrjen. Të dhënat gjetën se gratë që vuajnë më shumë zgjimet gjatë natës janë pothuajse dy herë më shumë në rrezik të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare në këtë periudhë krahasuar me gruan mesatare.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se ekzistonte një rrezik në rritje edhe për burrat, por ishte në një masë më të vogël dhe jo statistikisht i rëndësishëm në disa raste.

Dr Dominik Linz, profesor i asociuar në Departamentin e Kardiologjisë në Qendrën Mjekësore të Universitetit Maastricht, Holandë, dhe bashkautor i studimit, thotë se është e paqartë pse gratë goditen më shumë nga gjumi i shqetësuar sesa burrat, por mund të vijnë nga ndryshimet në atë që një trup mashkull dhe femër gjykon të jetë shkas.

Sipas mjekëve, një shkak i zakonshëm për zgjimet gjatë natës është “apnea obstruktive” e gjumit, kur frymëmarrja ndalet dhe sistemi i zgjimit siguron aktivizimin e trupit tonë për të ndryshuar pozicionin e gjumit dhe për të rihapur rrugën e sipërme të frymëmarrjes.

Një shkak tjetër i nxitjes mund të jetë ndotja akustike, për shembull, zhurma e avionëve apo trafiku në rrugën pranë të cilës jetojmë, gjatë natës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore