Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

PARA dhe PAS/ Ky është dallimi i dukshëm në mushkëri pas vaksinës anti-COVID (Video)

PARA dhe PAS/ Ky është dallimi i dukshëm në mushkëri

Një numër gjithnjë e në rritje njerëzish po vaksinohen për t'u mbrojtur nga COVID dhe nga variantet e reja që po qarkullojnë.

Mjeku i njohur Ghassan Kamel, në spitalin St. Louis të Missouri, bën thirrje për sa më shumë vaksinim dhe mbajtjen e maskave mbrojtëse, si masa për të parandaluar më tej përhapjen.

“Nëse nuk ju pëlqen të bartni maskë, sigurisht sedo ta pëlqeni më pak ventilatorin”, thotë mjeku Ghassan Kamel.

Sipas tij shumica e pacientëve tanimë janë në një moshë të re, ndrshe nga muajt e dimrit, ku spitalet u mbipopulluan nga prezenca e të moshuarve. Por sipas tij, vaksinimi është “arma” e duhur për ta larguar përfundimisht virusin.

Për të dëshmuar efikasitetin e vaksinës kundër COVID-19, mjeku ka publikuar ecurinë e mushkërive të dy pacientëve me koronavirus, njëri që e ka marrë vaksinën, e tjetri jo.

Ai ka analizuar ngjyrën e bardhë në mushkëri që tregon përhapjen e virusit, e që sipas tij mund të jenë baktere, mukozë apo sekrecion.

“Nëse shikoni mushkëritë e pacientit të vaksinuar, do të shihni që ato janë plotë oksigjen dhe duken të zeza apo më saktë akoma dominon ngjyra e zezë sesa e bardha, siç ishte rasti me pacientin me COVID-19, por që nuk është vaksinuar.

Madje sipas tij ekziston një përqindje shumë e vogël që personat e vaksinuar të infektohen me COVID-19, por edhe nëse ndodh një gjë e tillë ata nuk kanë nevojë as për trajtim në spital.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore