Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Pandemia frenoi studimet jashtë, Mjekësia e Juridiku kuota të lira

Pandemia frenoi studimet jashtë, Mjekësia e Juridiku kuota të

Këtë të mërkurë në universitetet publike në vend nisi raundi i dytë i regjistrimeve në universitet për regjistrimeve të kandidatëve fitues në të gjitha universitetet publike.

Në një prononcim për Gazetën “Shqip”, drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, RASH, Arjan Xhelaj, tha se në këtë raund që nisi më 30 shtator dhe përfundon me 2 tetor aplikojnë mbi 7 mijë maturantë.

Sipas Xhelaj, degët më favorite në raundin e parë që u mbyll ishin degët e Mjekësisë, sic janë Mjekësia e Përgjithshme, Stomatologjia dhe Infermieria, si dhe Informatika e Teknologjia e Informacionit.
Xhelaj tha se në raundin e dytë janë afro 10 % e kuotave të lira në degët e Mjekësisë dhe Juridikut, ndër më të preferuarat për maturantët.

I pyetur në lidhje me numrin e lartë të aplikantëve këtë vit, kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar, u shpreh se një risi për këtë vit të ri akademik është ulja e numrit të kërkesave për studime jashtë vendit.

“Pandemia ka frenuar ikjen e të rinjve jashtë për të studiuar. Këtë vit ne shohim një panoramë ndryshe, një ulje të kërkesave për jashtë. Rreth 22 mijë maturantë aplikuan në raundin e parë të regjistrimeve në universitet prej të cilëve 15 mijë u regjistruan në degët fituese.

Afro 40 përqind e të regjistruarve janë maturantë me notë mesatare nga 8.5 në 10”, tha për “Shqip”, drejtori i RASH, Arjan Xhelaj.
Raundi dytë nisi më 30 shtator dhe do të mbyllet në 9 tetor. Xhelaj tha se datat 10 dhe 11 tetor do të jenë në dispozicion të maturantit për t’u çregjistruar për të vazhduar më pas me raundin e tretë.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore