Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Pandemia e Covid-19/ Çfarë i shkakton mbyllja e shkollave, ekonomisë shqiptare?!

Pandemia e Covid-19/ Çfarë i shkakton mbyllja e shkollave,

Të hapen apo jo shkollat? Kjo është sot çështja që preokupon çdo prind i cili po vë në pikëpyetje vendin e tij të punës nëse merret vendimi për zhvillimin e mësimit online.

N? një analizë për këtë situatë, eksperti i njohur Dritan Shano i pyetur nga gazeta "Shqip" thotë se për shkak të pandemisë qindra mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës, dhe nuk dihet nëse do e rifitojnë në të ardhmen e afërt.

 "Sot, situata ekonomike e Shqipërisë është shumë delikate, ekonomia është në recesion, konsumi dhe aktiviteti ekonomik është ulur, të ardhurat në buxhet janë ulur – parashikohet një mungesë prej gjysmë miliardi euro, borxhi publik po rritet me shpejtësi drejt 100% të PBB-së. Parashikimet e rënies ekonomike variojnë nga 5.6% deri në 11% në 2020, por ajo që është akoma më shqetësuese është ajo që sapo përmendëm, perspektiva e zymtë që kanë bizneset për të ardhmen. Është e vështirë të llogaritet se sa akoma do përkeqësohet kjo situatë nëse edhe disa qindra mijë prindër të tjerë detyrohen të lenë punën, siç thoni ju, që të mund të kujdesen për fëmijët për shkak të mbylljes së shkollave".

Shano thotë se Shqipëria nuk ka një shifër zyrtare të minimumit jetik. Sipas tij, numri i shqiptarëve që rrojnë me 5.5 dollarë në ditë vlerësohet të jetë rreth 40% e popullsisë, por për shkak të pandemisë do jetë rritur edhe më.

"Dua të shtoj se rreth 45-48% e buxhetit familjar shkon për ushqime, pra për mbijetesë. Qeveria mund të vendosë të imponojë mësimin online, por unë e shoh shumë të vështirë, në mos të pamundur që njeri nga prindërit të sakrifikojë mundësinë e një rroge, apo të ardhurave të tjera dhe të qëndrojë në shtëpi. Në një familje ku prindërit punojnë, largimi i njërit prej tyre nga puna për t’u kujdesur për shkollimin online të fëmijës do e rëndonte së tepërmi buxhetin familjar dhe do kërcënonte fort mbijetesën", thotë eksperti i çështjeve të ekonomisë, Shano.

Por cila do të ishte zgjidhja nëse do të vendosej p?r zhvillimin e mësimit online? Eksperti Shano thot? se ka ardhur koha të investohet seriozisht për arsimin si bileta për të ardhmen, e vetmja mundësi që të zhvillohemi ekonomikisht, politikisht, kulturalisht. 

“Qeveria duhet të marrë masa për hapjen e shkollave si gjithë vendet e tjera europiane apo edhe përreth. Kostoja e këtyre masave do jetë shumë herë më e vogël sesa kosto të tjera, qofshin për të ndihmuar familjet, apo kosto shumë të mëdha e afatgjata ekonomike, sociale që mund të lindin nga humbja e një viti shkollor”, thotë eksperti Dritan Shano.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore