Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

"Pandemia do zgjasë"/ Shefi i OBSH: E tmerrshme, vendet e varfra kanë marrë vetëm 25 doza vaksine

"Pandemia do zgjasë"/ Shefi i OBSH: E tmerrshme, vendet e varfra

Drejtori i Përgjithshm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Tedros Ghebreyesus, kritikoi shpërndarjen e pabarabartë të vaksinave anti-Covid mes vendeve të pasura dhe të varfra. Sipas tij kjo shpërndarje do të bëjë që pandemia globale të zgjatet në kohë. Tedros shpërndau këtë paralajmërim të fortë të hënën në një takim me bordin ekzektiv të OBSH.

Shefi i OBSH-së Tedros e quajti zhvillimin dhe miratimin e vaksinave të sigurta dhe efektive më pak se një vit pasi koronavirusi doli, si një arritje mahnitëse shkencore.

Sidoqoftë, ai paralajmëroi se shpresat për t'i dhënë fund pandemisë janë në rrezik. Kjo, sepse vendet e pasura po blejnë dhe grumbullojnë të gjitha vaksinat në dispozicion, duke mos lënë asnjë për vendet e varfëra.

“Më shumë se 39 milion doza të vaksinave janë administruar tani në të paktën 49 vende me të ardhura më të larta. Vetëm 25 doza janë dhënë në një vend me të ardhura më të ulëta. Jo 25 milion; jo 25,000; vetëm 25, ”tha ai.

Një iniciativë globale, COVAX, u formua nëntë muaj më parë për të siguruar një akses të drejtë dhe të barabartë në vaksinat COVID-19 për çdo vend. Organizata ka arritur të sigurojë dy miliardë doza nga pesë prodhues, me mundësi për të marrë më shumë se një miliard doza më shumë.  

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore