
Pandemia dhe zgjedhjet, INSTAT do të shtyjë censusin e popullsisë për vitin 2022
INSTAT do të shtyjë censusin e popullsisë për vitin 2022, raporton Top Channel. Që kur Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar projektligjin për Censin e popullsisë, draft i depozituar në Kuvend që prej vitit 2018, mbeti pezull për shkak të pandemisë Covid-19.
Një regjistër kombëtar të popullsisë dhe të banesave në të gjithë territorin e Shqipërisë. Është ky qëllimi i Censit të radhës, ku sërish etnia dhe përkatësia fetare të cilësuara si çështje sensitive do të jenë me dëshirë, teksa gjuha do të jetë detyrim ligjor për qytetarët për t’u përgjigjur në pyetësor.
Ky është censi i tretë që zhvillohet në Shqipëri, pas atij të zbatuar në vitin 2001 dhe më pas në 2011 ku popullsia e Shqipërisë përllogaritej në mbi 2.8 milionë banorë. Për qytetarët që refuzojnë të japin informacione apo i deklarojnë ato të rreme, projektligji parashikon edhe masa ndëshkimore që variojnë nga 10 deri në 100 mijë lekë gjobë.
Tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe tani pandemia e Covid qenë një nga shkaqet e shtyrjes së këtij regjistrimi të popullsisë. Ndërkohë që një ndër arsyet është edhe fakti se Shqipëria ndodhet në prag të zgjedhjeve. Sipas rregullit, në ccdo 10 vjet duhet të realizohet procesi i Censusit.


Parashikimi i motit/ Java nis me diell, por nga nesër priten ndryshime
Historia e plotë >
“Vajzat që marrin kontraceptivë rrezikojnë trombozë nga AstraZeneca"
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

BE-ja e shqetësuar për investimet kineze në Ballkan
Historia e plotë >
“Sherr” në Kosovë/ Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit në Shqip...
Historia e plotë >
Çunat e Londrës të bëhen gati! Aeroporti i Kukësit së shpejti nis fluturimet, çmime konkurruese (Pamjet)

Parashikimi i motit/ Java nis me diell, por nga nesër priten ndryshime

“Vajzat që marrin kontraceptivë rrezikojnë trombozë nga AstraZeneca"
Zgjedhje 2021




