Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Pacientët me Covid-19, frikë nga spitalet, Anila Shahini: Mjeku i familjes trajton në shtëpi dhe raste të rënda

Pacientët me Covid-19, frikë nga spitalet, Anila Shahini: Mjeku i

Gjithnjë e më shumë ashtu si e gjithë bota edhe shqiptarët prej muajsh po bashkëjetojnë me virusin Covid-19. Por ajo që po vihet re kohët e fundit është se gjithnjë e më shumë, pacientët që po infektohen edhe pse me simptoma të rënda preferojnë të mjekohen në kushtet e shtëpisë, duke u ndjekur nga mjekët e familjes.

Spitalet, ai i Sëmundjeve Infektive në QSUT dhe "Shefqet Ndroqi" po shmangen gjithnjë e më shumë. Kjo është e konfirmuar nga vetë profesionistët e shëndetit parësor kryesisht në Tiranë, të cilët po trajtojnë muajt e fundit qindra pacientë në kushtet e shtëpisë.

Numri i lartë i humbjeve të jetëve, mungesa e komunikimit me familjarët dhe frika që ngjall kjo sëmundje janë disa nga arsyet që po i detyrojnë pacientët shqiptarë të zgjedhin mjekët e familjes ndërkohë që këta të fundit duhet të monitorojnë edhe pacientët që vuajnë nga sëmundje të tjera.

Po sa të gatshëm janë mjekët e familjes për të përballuar edhe një fluks më të madh të pacientëve të infektuar kur jemi shumë afër sezonit të vjeshtës dhe dimrit dhe virozat janë edhe më të shpeshta?

Për të folur rreth kësaj çështje ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” Anila Shahini, mjeke kardiologe e Qendrës Shëndetësore nr 1 në Tiranë. Ajo tha se, ky është momenti që pacientët kanë kthyer sytë nga mjeku i familjes.

"Nëse i referohemi të dhënave statistikore pjesa më e madhe e pacientëve të prekur nga Covid-19 janë në gjendje të trajtohen në shtëpi dhe jo në kushte spitalore. Arsyeja pse pacientët kanë një lloj frike për t'iu drejtuar spitaleve është jo aq për kushtet që spitalet ofrojnë por për shkak të situatës në vend që ka ndikuar në psikologjinë e tyre"- tha mjekja Anila Shahini e cila shtoi se dhe në rastet kur pacientët kanë simptoma klinike, mjekët nuk i detyrojnë dot të sëmurët që kanë nevojë për hospitalizim që të shtrohen në spital, pavarësisht gjendjes së tij.

"Ne i këshillojmë dhe u themi nevojën që ata kanë për hospitalizim por nuk i detyrojmë dot", tha ajo. Shahini pohoi se kjo periudhë është një mbingarkesë shumë e madhe për mjekët e familjes.

"Telefoni i mjekut të familjes nuk pushon nga mëngjesi deri në darkë. Ne jemi 24 orë non-stop me pacientët. Telefonohen pacientët më shumë se një herë në ditë, telefonohet mjeku pa orar. Ndjekja është kryesisht telefonike por ndryshe nga fillimi i pandemisë ku frika për ta ndjekur pacientin e sëmurë edhe në kushte shtëpie ka qenë shumë më e madhe në fillim por ajo që ndodh sot është se në mënyrë absolute ky shërbim nuk mohohet nëse është i nevojshëm që pacienti të trajtohet në kushtet e shtëpisë."- tha Shahini

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore