Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Pa abone të përgjithshme për 3 muaj, drejtori i Transportit: Bashkia ishte e detyruar ta kërkonte këtë pezullim, në shtator...

Pa abone të përgjithshme për 3 muaj, drejtori i Transportit:

Aboneja e përgjithshme me vlerë 16 mijë lekë të vjetra do të pezullohet për tre muaj duke nisur nga dita e sotme. Kjo bëhet më arsyetimin se nga 1 qershori, bashkia do të riorganizojë itineraret, frekuencat e lëvizjes dhe kushtet e shërbimit të transportit publik për udhëtarët.

Për të sqaruar qytetarët e Tiranës në lidhje me këtë çështje që i ka shqetësuar shumë, ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Breaking”, Enton Punavija, drejtor i Transportit.

I pyetur se pse është marrë ky vendim, Punavija u shpreh “se sektori i transportit publik ka qenë një ndër sektorët më të goditur nga pandemia”.

“Deri në fundin e vitit të kaluar kemi analizuar ecurinë e këtij sektori pas lirimit të masave Covid-19, e ku pati një rritje graduale. Por kjo nuk u reflektua në të gjitha linjat e transportit publik, i cili është një shërbim jetik për qytetarët. Si pasojë, Bashkia e Tiranës duhet të merret me riorganizimin e këtij sektori. Për të kuptuar edhe masat që mund të merren në vijim. Duhet të shikojmë nëse një linjë duhet të funksionojë në parametrat që ka pasur, apo ndonjë linjë duhet të bashkohet me ndonjë tjetër. Disa linja transporti janë gati në mbyllje. Bashkia ishte e detyruar që ta kërkonte këtë pezullim të abonesë së përgjithshme”, tha drejtori i Transportit.

Ky i fundit u shpreh se kanë zgjedhur këto tre muaj pasi është periudha me impaktin më të vogël. Punavija sqaroi se në shtator do të rikthehen abonetë e përgjithshme dhe ato të studentit.

"Abonetë rikthehen në kushtet siç ishin deri tani. Në momentin që shkollat hapen janë edhe abonetë e studentit. Qershor, korrik dhe gusht nuk do të ketë. Në shtator rikthehemi në kushtet e mëparshme", tha Punavija.

I pyetur nëse ky vendim është më shumë në favor të operatorëve, drejtori i Transportit i shpreh se nuk ka qenë kërkesë e tyre pezullimi i aboneve të përgjithshme.

“Ka qenë kërkesë nga Bashkia e Tiranës për këshillin bashkiak. Në tërësinë e vet, mund të ketë operator që nuk janë korrekt me kontratën që kanë firmosur. Bashkia mund të marrë masa drastike deri në mbylljen e një linje, nëse nuk funksionon brenda kontratës që kishin para pandemisë”, tha Punavija.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore