
Opozita kundër vaksinës kineze dhe ruse: Rama shfaqje cirku, po vihet në lojë siguria e shqiptarëve
Opozita del kundër përdorimit të vaksinave Sputnik dhe Sinovac në Shqipëri. Ish-ministrii Shëndetësisë, Tritan Shehu në një reagim të sotëm i ka cilësuar si shfaqje, mënyrën se si kryeministri Rama po vepron për çështjen e vaksinimit.
Ai shton se qeveria po i jep shqiptarëve vaksina të pacertifikuara nga agjencitë Europiane, Britanike apo Amerikane.
Më poshtë postimi i plotë
Rama organizon “shfaqje cirku” vaksinash të pa certifikuara, për të fshehur faktin që Shqipëria renditet në fund të Botes për nivelin e vaksinimit e pasojat e Covid.
Këto vijne nga keq menaxhimi mbi njëvjeçar i epidemisë, që po paguhet me numrat nga më të lartë në botë të humbjeve të jetëve të qytetarëve e mjekëve, infeksioneve të larta ditore, pa mundesisë për t'u testuar e mjekuar ene kushte spitalore e të përshtareshme, shpenzimeve personale ambulatore per te etj.
Sipas observatorit britanik ne qëndrojmë në nivelin Afrikano Qendror me 2,16 doza (jo vaksinime) për 100 banore, kur mesatarja boterorë është 6,76, duke përfshirë dhe vendet më të prabambetura.
Ndërkaq Kryeministri në ikje kërkon të fshehë këtë gjendje tragjike me teatralitete, duke përdorur ato vaksinat ruse e kineze të ardhura, njera nga Emirate tjetra nga Turqia, vaksina te pa certifikuara nga agjensia Europiane, Amerikane apo Britanike.
Asnje e dhene shkencore e profesionale nuk behet publke per efikasitetin e tyre, nivelin e komplikacioneve, fazat e cilesine e eksperimentimit te tyre.
Institucionet shtetërore përgjegjëse që duhet të bëjë këto, si Komiteti Covid, Komitetit i Vaksinave, Agjencia e Barnave etj vazhdojne të heshtin, duke harruar se heshtja nuk i përjashton nga përgjegjësitë.
Aq më shumë kjo, kur jo shumë kohë më parë po këto institucione, si dhe Ministria e Shendetesise e deri te Kryeministri vete, deklaronin se në Shqipëri nuk mund të hyjnë vaksina të pa certifikuara nga EMA ose FDA.
Ndërsa sot çdo gjë kthehet “kokë poshtë”, pa asnjë argument profesional e komunikim zyrtar, duke trajtuar kështu qytetarët shqiptarë si “te dores se dyte” perballe atyre europiane.
Në këto kushte kur vihet në lojë siguria e shqiptarëve, shëndeti masiv i popullsisë, jeta e tyre dhe kur heshtja qeveritare është e plotë, institucionet pergjegjese duhet te reagojne.
Sidoqoftë tashme me 25 Prill do te reagoje publiku i gjere, i cili meriton po ato standarte, cilesi e nivele sigurie edhe per vaksinat ashtu si qytetaret e vendeve te tjera te BE.


A prishet agjërimi nëse merr vaksinën anti-Covid? Flasin mjekët myslimanë
Historia e plotë >



EMA rishikon vaksinën e Johnson&Johnson pas 4 rasteve për mpiksjen e gjakut
Historia e plotë >


Divani i Erdoganit trondit Parlamentin Europian
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Sondazhi në SHQIP/ A duhet të mbajnë përgjegjësi penale kontrollorët ajr...
Historia e plotë >
Basha rikthehet te “vija e kuqe”, mban premtimin e ri për Teatrin Kombët...
Historia e plotë >
“Ja sa gjyshe e gjyshër janë sot më të mbrojtur”, Manastirliu: Brenda muajit maj, 500 mijë të vaksinuar

A prishet agjërimi nëse merr vaksinën anti-Covid? Flasin mjekët myslimanë

Keni kaluar COVID-in dhe keni ende simptoma? Mjeku Skënder Brataj tregon si duhet të veproni
Zgjedhje 2021



Basha rikthehet te Teatri Kombëtar, Budina i dorëzon maketin e ish-godinës
Historia e plotë >
