Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

"Omicron" i afrohet Shqipërisë/ Shënohet rasti i parë me Covid-in afrikan në Itali

"Omicron" i afrohet Shqipërisë/ Shënohet rasti i

Instituti i Lartë i Shëndetit i Italisë (ISS) ka zbuluar rastin e parë me variantin afrikan të Covid, i njohur edhe si "Omicron". Bëhet fjalë për një person i cili kishte qenë së fundmi në Mozambik. “Pacienti dhe familjarët e tij janë në gjendje të mirë shëndetësore”- thuhet në një deklaratë. Kujtojmë se ditën e djeshme Belgjika konfirmoi gjithashtu rastin e parë.

Po ashtu edhe Anglia ka konfirmuar dy raste me këtë variant ndërkohë që janë mbyllur fluturimet me Afrikën e Jugut. Omicron është potencialisht më ngjitës se variantet e mëparshme, megjithëse ekspertët nuk e dinë ende nëse do të shkaktojë sëmundje më të rënda. Mutacioni afrikan, i quajtur 501.V2, duket një variacion më i përparuar i mutacionit britanik, dhe ka rritur në mënyrë të ndjeshme shifrat e bilancit në Afrikën e Jugut, ku rastet e pozitivitetit janë trefishuar gjatë javës së fundit, dhe ku variacioni afrikan përbën tashmë rreth 90% të rasteve të reja.

Sipas autoriteteve, risia e këtij varianti është shpejtësia e transmetimit, veçanërisht tek të rinjtë, duke vënë sërish në diskutim efikasitetin e vaksinave të përpunuara deri më tani. Gjithsesi, për momentin nuk ka asnjë evidencë që këto forma të reja dhe më agresive të SARS-Cov-2 nuk do të përfshihen në mbrojtjen e siguruar nga vaksinat që kanë filluar tashmë të injektohen në popullsi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore