Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

OBSH nuk rekomandon përdorimin e plazmës në rastet e lehta të Covid-19

OBSH nuk rekomandon përdorimin e plazmës në rastet e lehta

Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk rekomandon përdorimin e plazmës konvaleshente në pacientët në gjendje jo të rëndë nga Covid-19, por duhet të përdoret vetëm në studimet klinike për ata që janë në gjendje të rëndë dhe kritike.

Në kuadër të përditësimit të shtatë të udhëzimeve për Covid-19, OBSH thekson se provat shkencore tregojnë se deri më sot plazma konvaleshente nuk përmirëson mbijetesën, ose nuk redukton nevojën për ventilim mekanik. Por terapia ka “kosto të konsiderueshme”.

Për të arritur në këtë përfundim, një grup ekspertësh të pavarur ekzaminuan të dhënat e grumbulluara të 16 studimeve me 16,236 pacientë që kishin Covid-19 jo të rëndë, të rëndë dhe kritik.

Falë këtij studimi, u evidentua se plazma e shëruesve nuk jepte asnjë përfitim te pacientët jo seriozë, ndërsa më pak ishte në rastin e atyre që e kishin sëmundjen në kushte të rënda dhe kritike. Prandaj, sipas OBSH-së, provat klinike të rastësishme duhet të vazhdojnë për këto dy nëngrupet e fundit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore