Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

OBSH jep alarmin: Epidemia e Covid po ndryshon, nuk po kursen as moshat e reja

OBSH jep alarmin: Epidemia e Covid po ndryshon, nuk po kursen as moshat e reja

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehur shqetësimin e saj për ritmin e përhapjes së sëmundjes, që sipas saj, po përshkallëzohet prej personave të moshës 20, 30 dhe 40-vjeçare, shumica e të cilëve nuk janë të vetëdijshëm se janë prekur nga koronavirusi.

Drejtues të OBSH-së kanë vënë re se këtë muaj shifrat e të rinjve të infektuar kanë pësuar një rritje në nivel global, dhe ky fenomen sipas tyre është tejet i rrezikshëm sepse kërcënon kategoritë e ndjeshme të shoqërisë në gjithë botën, duke përfshirë këtu të moshuarit dhe të sëmurët.

Kreu i OBSH-së për rajonin e Paqësorit,Takeshi Kasai, deklaroi se epidemia po ndryshon. Sipas tij, shumë prej të personave të moshave të reja nuk janë të vetëdijshëm se janë infektuar, dhe kështu përhapin pa fre virusin.

Rritja e numrit të rasteve të reja ka shtyrë disa shtete të rivendosin kufizime në lëvizje, ndërkohë që kompanitë janë në garë për gjetjen e vaksinës për virusin që ka shkatërruar ekonomitë, ka lënë të vdekur më shumë se 770,000 vetë dhe ka infektuar 22 milionë banorë në nivel global. 

Nga ana tjetër, raportohen rreth 15 milion raste të shëruar, kurse 6.4 milion pacientë vijojnë të jenë raste aktive.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore