Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Nuk zbatohet protokolli, 500 veta në ceremoninë mortore të dy të vdekurve nga Covid

Nuk zbatohet protokolli, 500 veta në ceremoninë mortore të dy

Familjarët e dy viktimave që kanë ndërruar jetën në spitalet Covid, pas ekzaminimit mjeko-ligjor në morgun e Tiranës, kanë tërhequr trupat e pajetë dhe i kanë dërguar ata në shtëpitë e tyre për të kryer ceremonitë mortore.

Sipas Abcnews.al dy viktimat që kanë humbur jetën nga Covid janë nga Peqini të moshës 82 dhe 74-vjeçare.

Dyshohet se në dy ceremonitë mortore në qytetin e Peqinit kanë marrë pjesë rreth 500 qytetarë. Nuk dihen ende detaje të tjera nga ky episod, që ka bërë të mos respektohet protokolli sigurisë së shëndetit i përcaktuar nga komiteti teknik i ekspertëve.

Një ditë më parë ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri:
Janë kryer 971 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 169 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar në 9215 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 55 të prekur në Tiranë, 22 të prekur në Korçë, 14 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Fier, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Lezhë, Vlorë, Mirëditë, Tropojë, 2 raste në Kavajë, Berat, Mallakastër, Klos, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Has, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Malësi e Madhe, Përenjas, Peqin, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 228 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore