Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Nuk u vaksinuan/ 4 gra shtrohen urgjent te Infektivi. Mjekët: Dy prej tyre në gjendje të rëndë, po trajtohen me oksigjen

Nuk u vaksinuan/ 4 gra shtrohen urgjent te Infektivi. Mjekët: Dy prej tyre

Duket sikur covid nuk po qarkullon më në vendin tonë, por ndonëse në shifra të ulëta ka nga ata që po e kalojnë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në spitalin covid 1, katër gra nga Tirana të moshave 50 deri në 60 vjeç janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga komunikimi me mjekët dy prej grave, ato 60 vjeç kanë hezituar të vaksiohen  ndërsa dy të tjerat kanë thënë se po prisnin t’u vinte radhën për t’u vaksinuar. Por në fakt në Shqipëri mosha e vaksinimit është  pikërisht 50 deri në 60 vjeç.

Mjekët bëjnë apel për qytetarët të vaksinohen pasi vaksina anticovid e çfarëdo lloji të jetë jo vetëm shpëton jetë, por mbron nga format e rënda. Javën e kaluar në Shqipëri u zhvilluan dy ditët e hapura të vaksinimit ku mund të vaksinohej çdo person 18 vjeç e lart./ Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore