Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

“Nuk presim një valë të dytë”/ Ulqinaku: Muzika nuk e përhap virusin Covid

“Nuk presim një valë të dytë”/ Ulqinaku: Muzika

Eksperti i shëndetit publik Dritan Ulqinaku thotë se muzika nuk lidhet me përhapjen e virusit të Covid-19. I pyetur nga gazeta “Shqip” në lidhje me një deklaratë të lëshuar nga ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, epidemiologu dhe zv/drejtori i ISHP u shpreh se distanca është më e rëndësishme dhe ndikon në infektimin me koronavirus. Nëse baret dhe restorantet e respektojnë këtë, muzika nuk është e nevojshme të pengohet.

“Unë kam qenë gjithmonë kundër kufizimeve, por duhet të sigurohemi që njerëzit janë të ndërgjegjësuar. Muzika nuk ka lidhje me përhapjen e virusit, vetëm nëse nuk respektohet distanca”, tha për “Shqip”, zv/drejtori i ISHP Dritan Ulqinaku.

I pyetur për një valë të dytë virusi që po komentohet në vendet fqinje, Ulqinaku tha se nuk do të kemi një situatë të re. Sipas tij, gjasat janë që vendi ynë të vijojë me këto ritme të pandemisë, edhe për 3 -4 muajt e ardhshëm me shifra pothuajse të njëjta që nuk janë pak, afro 130 raste të reja pozitive çdo ditë.

“Nuk besoj se prekemi nga valë e dytë e pandemisë. Edhe për 3-4 muajt e ardhshëm do të jemi në situatë të njëjtë të pandemisë, por kujdes duhet treguar me respektimin e masave anticovid, tani që hapen dhe ambientet e mbyllura në bare e restorante”, tha Ulqinaku.

Zoti Ulqinaku, a do të kemi valë të dytë të pandemisë, sikurse po përflitet?

Nuk mendoj se do të ndryshojë situata e pandemisë. Në 3-4 muajt në vazhdim besoj se do të vazhdojmë të jemi në të njëjtat shifra të rasteve pozitive me koronavirus. Sigurisht do të ketë rritje të shifrave por besoj se panorama do të jetë në këto nivele

A ndikon muzika në përhapjen e virusit?

Nuk mendoj se muzika ka lidhje në përhapjen e infeksionit. Ka të bëjë vetëm me distancën, nëse ajo respektohet dhe nëse ndërgjegjësohen njerëzit. Por muzika nuk ka asnjë ndikim në infektimin me Covid-19.

Instituti i Shëndetit Publik ka nisur vaksiminimin për virusin e gripit në disa grupe prioritare siç janë personeli shëndetësor dhe mësuesit. Po të moshuarit në institucionet e Shtëpive të Pleqve do të vaksinohen?

Sigurisht dhe të moshuarit janë pjesë e fushatës së vaksinimit dhe në mesin e muajit tetor ne do të vaksinojmë të gjithë personat që jetojnë në Shtëpitë e Pleqve.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore