Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Nuk mban maskë gjobitesh me 2 mijë lekë, hyn në fuqi vendimi: Kush e paguan shumën

Nuk mban maskë gjobitesh me 2 mijë lekë, hyn në fuqi

Hyn në fuqi vendimi për mbajtjen në mënyrë të detyrueshme të maskave në ambientet e mbyllura.

Vendimi i miratuar dje nga qeveria është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe se në të përcaktohet se akti normativ ndryshon, duke i shtuar pikën 23 të tij.

“Në ambiente të mbyllura publike dhe tregtare duhet të përdoret barriera mbrojtëse (maskë), sipas përcaktimeve të bëra në udhëzimin e Institutit të Shëndetit Publik, të miratuar nga ministri përgjegjës për shëndetësinë. Mospërdorimi i barrierës mbrojtëse (maskë) nga individët në ambiente të mbyllura, publike dhe tregtare, dënohet me gjobë në masën 2 000 (dy mijë) lekë”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Më tej përcaktohet se gjoba e vendosur do të paguhet nga vetë qytetarët. “Institucionet përgjegjëse për zbatimin e kësaj pike janë inspektoratet përgjegjëse sipas fushës së tyre të përgjegjësisë për individët në ambientet publike dhe tregtare, ndërsa Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake për individët në transportin publik dhe në mjedise të tjera të përcaktuara me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për shëndetësinë dhe të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë.”.

Vendimi i plotë

Pas pikës 22, të nenit 3, të aktit normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të
ndryshuar, shtohet pika 23, me këtë përmbajtje:

“23. Në ambiente të mbyllura publike dhe tregtare duhet të përdoret barriera mbrojtëse
(maskë), sipas përcaktimeve të bëra në udhëzimin e Institutit të Shëndetit Publik, të miratuar nga
ministri përgjegjës për shëndetësinë.

Mospërdorimi i barrierës mbrojtëse (maskë) nga individët në ambiente të mbyllura, publike dhe tregtare, dënohet me gjobë në masën 2 000 (dy mijë) lekë.

Institucionet përgjegjëse për zbatimin e kësaj pike janë inspektoratet përgjegjëse sipas fushës së
tyre të përgjegjësisë për individët në ambientet publike dhe tregtare, ndërsa Policia e Shtetit dhe
Policia Bashkiake për individët në transportin publik dhe në mjedise të tjera të përcaktuara me
udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për shëndetësinë dhe të ministrit përgjegjës për
rendin dhe sigurinë.”.

Nuk mban maskë gjobitesh me 2 mijë lekë, hyn në fuqi

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore