Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Nuk ka prodhim / Vaji i ullirit pritet që të shtrenjtohet këtë vit

Nuk ka prodhim / Vaji i ullirit pritet që të shtrenjtohet

Këtë vit vaji i ullirit mund të kushtojë 100 Lekë më shumë.

Fermeri nga fshati Mollas i Elbasanit, Qamil Cerriku thotë se 300 rrënjët e tij të ullirit në këtë sezon do të prodhojnë vaj  sa gjysma e vitit të shkuar. 2020 ishte sezoni i artë për fermerët që kultivojnë ulli, Qamili thotë se në pemë më shumë kishte kokrra ulliri se sa gjethe, ndërsa 2021 është krejtësisht i kundërt.

Qamil Cerriku: Tek ky bllok këtu kam 300 rrënjë, kam mbjellë një varieteti ulliri shumë të veçantë, e kam sjellë nga Kreta, Koronei e kam emrin. Ky ulli bën vaj shumë të mirë, i cili ka shije të jashtëzakonshme. Vjet ka qenë prodhim shumë i mirë, vetëm nga kjo parcelë kam marrë 15 kuintal vaj, ndërsa këtë vit ka më pak ulli sepse kështu është pema e ullirit një vit bën shumë dhe një vit pak.  Nga këtu pretendoj të marr 8 kuintal vaj.  Vjet ullirin e shita me 5 mijë Lekë të vjetra litrin ndërsa këtë vit mendoj 6 mijë Lekë litri. Pas prodhimit të pakët në ullishte, Qamiln e prejt një tjetër sfidë, në fshat nuk ka punëtor bujqësie. Të gjithë të rinjtë e zonës shkojnë të mbledhin ullinj të Greqi, të vetmit që mbesin janë të moshuarit.

Qamil Cerriku: Këtu vuajmë për fuqi punëtore, është shumë problem pasi të rinjtë shkojnë punojnë në Kallamtë të Greqisë. Atje paguhen shumë mirë marrin 40 euro për ditën e punës , kurse këtu 15 mijë Lekë. Ne e kemi zgjidh punën me njëri tjetrin, krushku nuk vjen më vetëm si mik, më ndihmon të mbledh ullirin. Më pas shkoj unë tek ai, nuk kemi se çfarë të bëjmë./Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore