Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Nuk do të keni shërbime nga shteti/ Rruga si mund të futeni nga telefoni dhe të regjistroni adresën tuaj të saktë

Nuk do të keni shërbime nga shteti/ Rruga si mund të futeni nga

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ne hapjen e fushatës për regjistrimin e saktë të adresave të shtetasve shqiptarë dha një paralajmërim të fortw për shtetasit shqiptar.

Në një takim me kryebashkiakët e vendit, Çuçi tha se nëse qytetarët nuk angazhohen për të konfirmuar adresat e banimit do të ketë edhe kushtëzimi si mosmarrja e shërbimit në gjendje civile. Ministri vlerësoi se ka ardhur koha e vendosjes së një marrëdhënie korrekte mes shtetit dhe qytetarëve.

“Nuk do ta marrë më certifikatë nëse ai nuk konfirmon adresën sipas sistemit unik. Kështu do ta shtrimë edhe për shërbime të tjera këtë detyrim. Ky proces i rëndësishëm i marrëdhënies me qytetin dhe shtetin të përfundojë. Pasi të jenë saktësuar adresa do të lidhet me regjistrin kombëtar të gjendjes civile. Siç jepen të gjitha të dhënat, te rubrika adresa do të përfshihet edhe adresa. Në certifikatë do të ketë adresën e saktë çdo shtetas shqiptar. Çdo shtetas shqiptare identifikohet sot lehtësisht me këtë adresë. Kështu që unë kërkoj në radhë të parë nga të gjithë ne, nga të gjithë ju që jeni këtu, nga kryetarët  bashkive një angazhim maksimal që të mbyllim këtë proces të rëndësishëm. Por edhe qytetarët ti kushtojnë vetëm dy minuta kohë për të vendosur një marrëdhënie korrekte, për të kryer një detyrim qytetar që të saktësojë adresën e tij atje ku banon. Shumë shpejt do ta kushtëzojmë këtë proces me dhënien e shërbimeve. Por nuk duam që të arrijmë në atë pikë sepse besojmë se shqiptarë e kanë atë koshiencë që ti kushtojnë dy minuta angazhimit të tyre për të vendosur një marrëdhënie sa më të saktë me shtetin e tyre,” u shpreh Çuçi.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u ritheksoi thirrjen sot ndaj qytetarëve që të verifikojnë adresën e saktë të banimit, pasi në të kundërt nuk do të kenë akses në shërbimet publike.

“Regjistrimi i adresës së banimit sjell përfitime dhe akses në shërbimet publike. Vetë-deklaroni adresën e saktë në “eAlbania” ose në zyrat e Gjendjes Civile pranë bashkive ku banoni. Regjistri Kombëtar i Adresave do të jetë burimi i vetëm i saktë dhe i përditësuar për të gjithë shtetasit, institucionet publike dhe bizneset” tha ai.

Por si mund të aplikojë një qytetar nga shtëpia përmes telefonit për regjistrimin e adresës së saktë? Zyrtarët e ministrisë së Brendshme gjatë aktivitetit që u zhvillua sot shpjeguan hap pas hapi si mund të bëhet nga shtëpia përmes e-Albania-s. saktësimi, verifikimi apo regjistrimi i adresës së saktë.

Hapat për t’u regjistruar;

1.Hyrë në e-Albania


2.  Identifikohu si qytetar

3. Kërko shërbimin aplikimin për ndryshim apo saktësim vendbanimi

4. Kiliko te “Lexo më shumë për të mësuar të gjitha hapat”

5. Kliko butonin përdor

6. Shko te krijoi aplikim të ri (kërkohet plotësimi i elementëve të adresës)

7. Nëse nuk e di adresën kliko te linku i regjistrit të adresave, të hapet harta për të bërë identifikimin automatikisht

8. Plotësoni fushat një nga një

9. Ngarkohet dokumenti që vërteton pronësinë

10. Kliko butonin apliko

11. Nga dy moment bëhet verifikimi dhe brenda 24 orëve ju vjen mesazhi te e-Albania

12. Mund të shkarkoni certifikatën për të verifikuar adresën

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore