
Normaliteti i ri, Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve: Respektoni këto tre rregulla
Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel për respektimin e masave në normalitetin e ri për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
Ajo kërkon të mbahet distanca, maska në ambiente të mbyllua dhe kujdesi për higjienën vetjake.
MSH thotë se vetëm nëse respektojmë këto rregulla, mund të mbrojmë shëndetin dhe jetën tonë.
“Normaliteti i ri na kërkon në çdo moment të mbrohemi nga infektimi me Covid-19
Në normalitetin e ri duhet të:
-Mbani distancë mbi 1 metër;
-Vendosni maskë në ambjentet e mbyllura dhe aty ku distanca fizike nuk mund të ruhet;
-Kujdeseni për higjienën vetjake, lani sa më shpesh duart.
Vetëm nëse respektojmë këto rregulla mund të mbrojmë shëndetin dhe jetën”, thuhet në apelin e MSH.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 531 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 127 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe. Gjashtë shtetas e humbën jetën dje duke e çuar numrin në total në 188.




Lajmi i mirë, Pfizer do të furnizojë me vaksina programin COVAX
Historia e plotë >


Gonxhe: Shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve hapet në muajin shkurt
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Baba Taku” afrohet në bastionin e Metës: Nderohet si “Qytetar Nderi i S...
Historia e plotë >
Urdhri i SPAK/ Aksioni i RENEA në shtëpitë e "të fortëve", a ka lidhje m...
Historia e plotë >
Video/ Shtatë rregullat e udhëtimit me avion: Ndalohen puthjet e përqafimet

Keni probleme me gjumin? 5 ushqimet që ju ndihmojnë të flini më qetë

Lajmi i mirë/ Greqia shtyn lejet e qëndrimit, Ministria e Jashtme sqaron procedurat për emigrantët
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
