Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Njoftimi i rëndësishëm! ARRSH: Nga 27 nëntori do të mbyllen të gjitha hyrje-daljet e rrezikshme në akset kombëtare, preken dhe bizneset

Njoftimi i rëndësishëm! ARRSH: Nga 27 nëntori do

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit do të ndërmarrë aksion për mbylljen përfundimtare të të gjitha hyrjeve dhe daljeve të rrezikshme, të cilat nuk plotësojnë kriteret sipas standardeve.

Nëpërmjet një njoftimit të bërë nga ARRSH në faqen zyrtare në ‘Facebook’ bëhet me dije se aksioni konsiston në mbylljen me mbrojtëse anësore metalike dhe hapjen e kanaleve anësore të mbyllura në mënyrë të paligjshme nga ana e bizneseve në anë të rrugës.

Gjithashtu bizneset të cilat plotësojnë kriteret për të vijuar me ushtrimin e aktivitetit të tyre, por që nuk janë pajisur me autorizimin përkatës, duhet të përgatisin dokumentacionin sipas legjislacionit në fuqi dhe të aplikojnë tek e-albania.


NJOFTIM PËR MEDIAN DHE OPINIONIN PUBLIK:

Në kuadër të përmirësimit të sigurisë rrugore Autoritetit Rrugor Shqiptar së bashku me Policinë Rrugore dhe Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në datën 27.11.2021 do të ndërmarrë një aksion për evidentimin dhe mbylljen përfundimtare të të gjitha hyrje-daljeve të rrezikshme, të cilat nuk plotësojnë kriteret sipas standardeve në rrjetin rrugor kombëtar.

Aksioni konsiston në mbylljen me mbrojtëse anësore metalike dhe hapjen e kanaleve anësore të mbyllura në mënyrë të paligjshme nga ana e bizneseve në anë të rrugës.

Bizneset të cilat plotësojnë kriteret për të vijuar me ushtrimin e aktivitetit të tyre, por që nuk janë pajisur me autorizimin përkatës, duhet të përgatisin dokumentacionin sipas legjislacionit në fuqi dhe të aplikojnë tek e-albania.

Çdo projekt që do të paraqitet për hyrje-dalje, duhet të jetë i shoqëruar me një Raport Auditimi të Sigurisë Rrugore të përgatitur nga auditues i certifikuar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore