Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Njësimi i diplomave “i paligjshëm” prej vitit 2017

Njësimi i diplomave “i paligjshëm” prej vitit 2017

Procesi i njësimit të diplomave në Shqipëri zhvillohet që prej vitit 2017-t në mënyrë “të paligjshme” nga ana e Ministrisë së Arsimit.

Gjetja është bërë në raportin auditues të përputhshmërisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka ushtruar një audit në Ministrinë e Arsimit.

Sipas KLSH, një vendim i qeverisë i vitit 2010 ja njeh të drejtën e njësimit të diplomave Agjencisë Kombëtare të Provimeve, që bën të mundur njohjen juridike, funksionale të diplomave, ndërsa dy udhëzime të Ministrisë së Arsimit, në 2016 dhe 2017 ja kalojnë këtë detyrë Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

KLSH rekomandon që Ministria e Arsimit të propozojë pranë Këshillit të Ministrave që të ndryshohet VKM që krijon Agjencinë Kombëtare të Provimeve që procesi të jetë në përputhje me ligjet dhe rregullat në fuqi.

Deri atëherë, KLSH i kërkon ministrisë që të shfuqizojë udhëzimet e 2016 dhe të 2017.

“Ministria e Arsimit, si ministria përgjegjëse, në bazë të rolit që ka sipas ligjit të arsimit të lartë, të marrë masa për shfuqizimin e Udhëzimit nr.17, datë 03.08.2016, “Për procedurat dhe kriteret për njohjen dhe njësimin në Republikën e Shqipërisë, të diplomave, certifikatave, gradave shkencore dhe titujve akademikë, të lëshuara nga institucionet e huaja të arsimit të lartë dhe institucioneve të tjera të autorizuara, jashtë vendit”, i ndryshuar dhe Udhëzimit të Ministrit të Arsimit nr.8 datë 13.03.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Shërbimeve Arsimore”, duke hartuar dhe miratuar udhëzime që t’i shërbejnë përcaktimit të kritereve dhe procedurave, të njohjes dhe njësimin e diplomave, certifikatave, të lëshuara nga institucionet e huaja të arsimit të lartë dhe institucioneve të tjera të autorizuara, jashtë vendit”, thotë KLSH.

Raporti gjen edhe parregullsi në njësimin e diplomave të marra jashtë nga studentët shqiptarë dhe kërkon që për të shmangur çdo mundësi falsifikimi të këtyre dokumentave të kërkohet vula apostile.

“Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, në hartimin e udhëzimit të ri, të vendoset si detyrim procedura e vulës apostile për njësimin e të gjitha akteve (certifikata, diploma dhe grada shkencore dhe titujve akademikë), të fituara jashtë vendit, me qëllim forcimin e elementëve të vërtetësisë të dokumentave që do të njësohen”, thotë KLSH./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore