Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Një tjetër shtet heq të gjitha kufizimet anti-COVID me Shqipërinë

Një tjetër shtet heq të gjitha kufizimet anti-COVID me

Turqia ka hequr të gjitha kufizimet për hyrjen në vend nisur nga data e sotme. Dy ditë më parë në këtë shtet ishte e detyrueshme edhe mbajtja e maskës, ndërsa nisur nga dita e sotme të gjithë mund të hyjnë lirisht në shtetin turk.

Testet e shpejta dhe ato PCR nuk janë më të nevojshme për të kaluar në kufi, raporton gazeta Hurriyet.

Hyrja përmes të gjitha pikave kufitare ajrore, tokësore, hekurudhore dhe detare, tashmë nuk ka nevojë as për test negativ covidi e as për certifikatë vaksinimi.

Më parë, ata turistë të cilët nuk ishin të pajisur me certifikatë vaksinimi u kërkohej në kufi të dorëzonin një test PCR negativ të bërë të paktën 72 orë përpara hyrjes, ose një test antigjeni jo më të vjetër se 48 orë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore