Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Një nënvariant i Covid me shumë mutacione shqetëson shkencëtarët

Një nënvariant i Covid me shumë mutacione shqetëson

Shkencëtarët thonë se kanë identifikuar një nënvariant të ri të variantit Beta të koronavirusit. Nënvarianti i quajtur “B.1.1.529” është zbuluar në Afrikë dhe shkencëtarët ngrenë alarmin për shkak se ai mbart mutacione të shumta.

Sipas tyre, ekziston mundësia që këto mutacione ta bëjnë atë më rezistent ndaj vaksinave, por nuk ka asnjë të dhënë të deritanishme që të sugjerojë se ai është më përhapës se varianti Delta.

Deri më tani janë konfirmuar dhjetë raste me këtë mutacion, tre në Botsvana, ku u gjet për herë të parë lloji i ri i virusit, gjashtë në Afrikën e Jugut dhe një në Hong Kong tek një udhëtar që kthehej nga Afrika e Jugut.

Studiuesit, të udhëhequr nga virologu Dr. Tom Pickock i “Imperial College London”, i cili bëri njoftimin, janë të shqetësuar se varianti i ri do të zgjerohet dhe do të shkaktojë valë të reja.

Varianti përmban 32 mutacione në proteinën e koronavirusit që përdor për të depërtuar dhe infektuar qelizat njerëzore, eqëë është objektivi kryesor i vaksinave.

Siç tha Pickock, “numri tepër i madh i mutacioneve në proteinë sugjeron se ky variant mund të jetë një burim shqetësimi real”. Ai shtoi se ky mutacion “duhet të monitorohet nga afër për shkak të profilit të tij“.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore