Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Një e treta e dozës së vaksinës Pfizer mbron fëmijët 5 deri në 11 vjeç

Një e treta e dozës së vaksinës Pfizer mbron

Kompania Pfizer njoftoi të hënën se doza të reduktuara të vaksinës së saj rrisin mbrojtjen ndaj Covid te fëmijët 5 deri në 11 vjeç dhe së shpejti do të kërkojë autorizim për përdorim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë grupmoshë.

Vaksina e prodhuar nga firma Pfizer dhe kompania gjermane partnere e saj BioNTech, thotë Zëri i Amerikës, është tashmë në dispozicion për moshat mbi 12 vjeç. Por shumë prindër po presin me ankth vaksinimin e fëmijëve të tyre, tashmë që ata janë rikthyer në shkolla dhe në kushtet kur varianti tejet ngjitës i koronavirusit, Delta, po shkakton një kërcim të madh për infeksione tek fëmijët.

Për fëmijët në shkollë fillore, kompania Pfizer testoi një dozë shumë më të ulët, një të tretën e sasisë që përmbajnë dozat që jepen aktualisht. Pavarësisht kësaj, u vu re se pas dozës së dytë, fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, prodhuan nivele të tilla antitrupash që e luftojnë koronavirusin, po aq fort sa adoleshentët dhe të rriturit që marrin një dozë më të lartë.

Një zyrtar i lartë i kompanisë Pfizer, Dr. Bill Gruber, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se doza për fëmijët e vegjël rezultoi e sigurt dhe me efekte anësore të ngjashme, ose më pak, si dhimbje krahu, apo ethe, si tek adoleshentët.

Dr. Gruber tha se synohet që aplikimi për përdorim urgjent në këtë grupmoshë tek Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) të bëhet deri në fund të muajit, pasuar pak më vonë me aplikimin tek entet rregullatore evropiane e britanike.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore