Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Nisnin aplikimet për në Universitet/ Ja sa kohë kanë maturantët për të zgjedhur degët

Nisnin aplikimet për në Universitet/ Ja sa kohë kanë

Nga dita e sotme maturantët do të duhet të nisin aplikimet për degët e Universitetit në të cilin duan të regjistrohen.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar se aplikimet do të jenë të hapura deri më 3 gusht, kur studentët do duhet të regjistrohen në portalin U-albania, dhe më pas të procedojnë me përzgjedhjen e 10 degëve.

Të dashur maturantë,

Ja ku erdhi momenti që ju të merrni vendimin final për programin ku do të vijoni studimet e larta.

Duke filluar nga sot e deri në datën 3 gusht, portali U-Albania do të jetë i hapur për ju që të bëni aplikimet.

Ju sugjeroj që të mbështeteni në prirjet dhe pasionet tuaja, por gjithashtu të konsultoheni edhe një herë me mësuesit dhe prindërit, në mënyrë që të bëni zgjedhjen e duhur dhe të rrisni më shumë mundësitë për të fituar programin më të përshtatshëm për ju.

Do t’ju ftoja që të keni në vëmendje maksimale edhe programet e studimit që ne i kemi cilësuar si prioritet kombëtar. Siç e dini, këto programe lidhen me disa fusha të shkencave humane, mësuesisë, shkencave natyrore, inxhinierisë, bujqësisë dhe shërbimeve. Studentët ekselentë dhe ata që zgjedhin programet prioritare do të përfitojnë përjashtim nga tarifat dhe bursa mujore me vlerë sa paga minimale, sipas parashikimeve të VKM-së Nr. 386 të miratuar në qershor të këtij viti

Gjithashtu, nisur nga marrëveshja e fundit që kemi nënshkruar me Kosovën, dëshiroj të ftoj edhe të rinjtë dhe të rejat nga Kosova që të aplikojnë për të ndjekur studimet e larta në universitetet tona, me të drejta të barabarta njësoj si studentët në Shqipëri.

Ju uroj të gjithëve shumë suksese!”- shkruan Kushi.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore