Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Nis vaksinimi për punonjësit e fabrikave me AstraZeneca, Rama-sipërmarrësit: Do t’u rrisësh rrogat

Nis vaksinimi për punonjësit e fabrikave me AstraZeneca,

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër fillimin e procesit të vaksinimit ndaj COVID19 për punonjësit e fasonerive.


“Fillojmë sot vaksinimin nëpër fasoneri. Aktualisht kemi filluar vaksinimin sipas një liste, të cilën na e ka dhënë kryesia e gjithë fabrikave me materiale përpunuese. Janë rreth 60 mijë punonjës, por ne kemi vendosur kiteret e para për vaksinimin, që është kriteri i moshës dhe sëmundshëmrisë. Sot kemi filluar në fasoneri, por me listat në vijim, do të fillojmë edhe në qendrat tona të vaksinimit të përqëndruar, për të mos ndërprerë procesin e punës por ndërkohë për të siguruar mbrojtje për të gjithë punonjësit”, deklaroi Manastirliu.

Kryeministri Rama ka nënvizuar se me procesin e vaksinimit antiCOVID në fasoneri, të gjitha gratë do të sigurojnë mbrojtje për shëndetin e tyre.

Në total deri tani janë kryer 383.008 doza vaksine antiCOVID-19, prej të cilave mbi 296 mijë doza për personat mbi 60 vjeç, ndërkohë që ka përfunduar vaksinimi me disa prej kategorive të punonjësve të shërbimeve kritike, si bluzat e bardha, arsimtarët, uniformat blu, punonjësit e medias. Vijon vaksinimi për qytetarët +60 vjeç, punonjësit e shërbimeve hoteliere dhe kategoria e re janë punonjësit e fabrikave me material porositësi, ku janë rreth mbi 60.000 të punësuar. Në vaksinimin e kësaj kategorie prioritizohen më të moshuarit dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese.

Gjatë bashkëbisedimit me sipërmarrësin e fabrikës Rama e pyet nëse do t’u rrisë rrogat.

Rama: Rrogat, këtyre do t’i rrisësh rrogat?

Sipërmarrësi: Patjetër do të ketë rritje të rrogës.


Ndërsa kryeministri theksoi se sipërmarrësit do të ndihmohen, në mënyrë që rroga minimale e punonjësve të shkojë në 400 mijë lekë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore