Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Nis nesër faza e dytë e regjistrimit online për klasat e para dhe të dhjeta/ Çfarë duhet të kenë prindërit parasysh

Nis nesër faza e dytë e regjistrimit online për klasat e para dhe

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë me dije se ditën e nesërme do të nisë faza e dytë e regjistrimit në e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta.

Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, Kushi shkruan se kjo fazë do të zgjasë nga data 15 deri në 25 gusht. Ajo shprehet se regjistrimi do të bëhet vetëm online por thekson se prindërit që kanë nevojë do të ndihmohen nga stafe të dedikuara në çdo shkollë.

“Dëshiroj të informoj të gjithë prindërit që ende nuk i kanë regjistruar fëmijët e tyre në klasat e para dhe të dhjeta, se nesër nis faza e dytë e regjistrimit në portalin e-Albania dhe do të zgjasë nga data 15 deri 25 gusht.

Ju lutem kini në vëmendje se regjistrimet për vitin shkollor 2022 – 2023 do të jenë vetëm online, por të gjithë prindërit që kanë nevojë do të kenë mundësinë të mbështeten apo ndihmohen nga stafe të dedikuara në çdo shkollë. Asnjë nxënës nuk do të mbesë pa u regjistruar. Faleminderit dhe suksese”, shkruan Kushi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore