Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Nga nesër pritet ndryshim drastik i temperaturave! Ja kur pritet të ndalojnë reshjet e shiut

Nga nesër pritet ndryshim drastik i temperaturave! Ja kur pritet të

Kjo fillim javë do të sjellë mot të paqendrushëm në vendin tonë, duke bërë që vranësirat e dendura të sjellin reshje shiu.


Parashikohet që pjesa e dytë e ditës së hënë dhe pjesa e parë e ditës së martë të sjellë mot të qendrueshëm.

Meteorologu Hakil Osmani thotë se nga pjesa e dytë e së martës deri të mërkurën do të ketë sërish rifuqizim të vranësirave dhe reshje shiu në formë rrebeshesh.

Më pas pritet përmirësim i motit.


Për sa i përket temperaturave të ajrit mëngjesi i sotëm ka regjistruar vlera në 5 dhe 6 gradë celcius në zonat malore, ndërsa temperaturat maksimale sot do të shkojnë deri në 20 gradë celcius.

Nga e marta nis rënia graduale e temperaturave, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 16 gradë celcius në qytetet e ultësirës perëndimore, ndërsa në zonat malore temperature maksimale do të arrijnë deri në 11 gradë celcius.


Nga nesër do të ketë fuqizim të parametrit të erës, duke arritur shpejtësinë deri në 70 km/h, në intervale të shkurtra kohore.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore