Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Nga doli varianti Delta dhe sa i rrezikshëm është? E vetmja zgjidhje mbetet ...

Nga doli varianti Delta dhe sa i rrezikshëm është? E vetmja

Pandemia që shkaktoi Covid-19, ishte një nga katastrofat më të mëdha që ka prekur shoqërinë njerëzore gjatë historisë, kjo e gjeti botën të pa përgatiur për t'u përballur me një armik të tillë të pa dukshëm, e shkaktoi miliona viktima dhe të infektuar.

Shpresat u ngjallën se do të triumfonim ndaj saj me zbulimin e vaksinave, por këto shpresa u venitën shpejt pas zbulimit të variantit Delta, që është më i rrezikshëm dhe përhapet më shpejtë, e që ka ngjallur frikën e rritjes së fataliteteve apo rikthim të izolimit në tëre globin.

Dalja për herë të parë e Covid-19 në Wuhan të Kinës, në vitin 2019, i kushtoi shtrejtë botës, pasi kjo shkaktoi humbjen e rreth 4 milionë jetëve njerëzore dhe humbjet ekonomike shkuan në triliona dollarë. Prodhimi i vaksinave u mendua se do ti jepte fund pandemisë, dhe autoritetet në tërë botën bënin thirrje për vaksinim. 

Varianti Delta (B.1.617.2)

Varianti Delta për herë të parë u zbulua në Indi në tetor të vitit 2020, e që nga ajo periudhë ky variant është përhapur gjerësisht në tërë Indinë, por edhe në të gjithë botën, e që është shnëdrruar në një shqetësim serioz për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), por edhe të të gjithë shteteve, dhe nga kjo organizatë, Delta është etiketuar si “ Variant Shqetësues” (VOC). Deri më tani OBSH ka identifikuar katër VOC: Alfa (B.1.1.7), Beta (B.1.351), Gama (P.1) dhe Delta (B.1.617.2).

Varianti Delta ka mutacione të shumëfishta, dhe fatkeqësisht shkencëtarët ende nuk kanë një përgjitje të rolit të këtyre mutacioneve, apo edhe simptomave të ndryshme që mundet të paraqesë ky variant në krahasim me atë Alfa, që ishte edhe coronavirus-i i parë. Në përgjithësi simptomat e variantit Delta janë të ngjashme me simpromat e mëparshme si: temperaturë e lartë, dhembje koke, rrjedhje hundësh, kurse kolla dhe ndryshim i nuhatjes dhe shijes janë më pak të pranishme tek ky variant. Mungesa e njohurive më të detajuara për karakteristikat e këtij varianti, po e bën atë vështirë të identifikueshëm dhe si pasojë edhe më të rrëzikshëm.

Shqetësues është fakti se varianti Delta është shumë herë më i transmetueshëm se sa variantet e tjera, 50% më e transmetueshme se sa Alfa, e kjo shkakton më shumë pacientë dhe është më rezistente ndaj vaksinave.

Në një mjedis ku nuk ka persona të vaksinuar, apo ku nuk respektohen masat si distanca sociale apo edhe mbajtja e maskave, një person që është infektuar me Covid që u përhap për herë të parë do të infektonte 2.5 njerëz, kurse i njejti i infektuar me variantin Delta do të infektonte 3.5 -4 njerëz, e kjo flet për shpejtësinë dhe egërsinë e përhapjes së saj.

Ky variant është përhapur në më shumë se 104 shtete të botës, ku vendi i parë në Europë ku u zbulua ky variant është Britania e Madhe ku rreth 98 % e rasteve të reja me Covid-19 janë të variantit Delta. E njëjta gjë po ndodh edhe në Francë, ku sipas autoriteteve të këtij vendi varianti Delta është shkaktari i 20 % të infektimeve të reja me Covid-19, e që është një rritje në krahasim e të dhënave të mëparrshme ku Delta ishte shkaktare e vetëm 9-19 % të rasteve, në Gjermani Delta është shkaktare e 50 % të infektimeve të reja, Italia raportoi se 17 % e infektimeve të reja në këtë vend janë rezultat i këtij varianti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportuan se Delta është identifikuar në 50 shtete ku ajo është shkaktare e 93 % të rasteve të reja.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore