Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Negociata për një kontratë të tretë/ BE siguron 100 milionë vaksina, synohen 1,8 miliardë doza

Negociata për një kontratë të tretë/ BE siguron 100

“Sot kemi arritur 100 milion vaksina në BE. Është një moment historik për të cilin mund të krenohemi! Ne gjithashtu po përshpejtojmë shpërndarjen e vaksinave. Ne nuk kursejmë asnjë përpjekje për të siguruar që evropianët të mund të vaksinohen sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Kështu deklaron Presidentja e Komisionit Evropain, Ursula von der Leyen në një postim në rrjetet sociale.

Komisioni Evropian ndërkohë ka njoftuar se ka siguruar një sasi shtesë prej 50 milionë dozave të Pfizer Biontech, që do të shpërndahen nga prilli deri në fund të qershorit.

Siç njoftoi më herët zonja von der Layen, këto nuk janë sasi të reja por sasi të rëna dakord më parë,  dorëzimi i të cilave është shtyrë.

Në një njoftim tjetër, ajo njoftoi për një kontratë të tretë. “Po përgatitemi për të ardhmen: Ne po fillojmë negociatat me BioNTech-Pfizer për një kontratë të tretë. Do të parashikojë shpërndarjen e 1.8 miliardë dozave shtesë të vaksinave në 2021-2023. Prodhimi i vaksinave dhe të gjithë përbërësve thelbësorë do të bazohen në Bashkimin Europian. Kontrata të tjera mund të vijnë!”, shkruan ajo.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore