Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Në të njëjtën ditë në të njëjtën orë/ Tërmeti rikthen frikën te shqiptarët, çfarë thotë sizmiologu

Në të njëjtën ditë në të njëjtën

Para pak çastesh vendi ynë u trondit nga një tërmet i fortë që u ndje në disa qytete pasi lëkundjet zgjatën pak sekonda.

Në lidhje me këtë tërmet që rikthen frikën te shqiptarët, sizmiologu Rrapo Ormeni shprehet se qytetarët nuk kanë përse të shqetësohen, pasi lëkundjet e tërmetit që u ndien në Shqipëri janë normale për zonën e Klosit, ku u regjistrua epiqendra.

Ndërkohë në lidhje me rastësinë e frikshme me tërmetin e 21 shtatorit 2019, Ormeni tregon se lëkundjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën pavarësisht koiccidencës.

"Zona që ka rënë tërmeti është njohur për tërmete të kësaj magnitude. Në tërësi në këtë zonë bien tërmete të vegjël që nuk shkaktojnë dëme. Tërmete të kësaj magnitude bien në këtë zonë. Nuk ka lidhje me tërmetin e dy viteve më parë epiqendra e të cilit ishte në Durrës. Nuk kanë lidhje pavarësisht koeçidencës në datë dhe orë. Në Klos bien vetëm tërmete të këtij niveli magnitude," tha ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore