Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Ndryshime në arsim/ Maturantët që duan mjekësinë do kenë testim shtesë, ja vendimi për praktikat e mësuesve

Ndryshime në arsim/ Maturantët që duan mjekësinë do

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar që nga viti i ardhshëm, maturantët që duan të studiojnë degën e Mjekësisë në universitet do t’i nënshtrohen një testimi shtesë në formë elektronike.

Duek folur në Komisionin e Arsimit, Kushi deklaroi se kjo do të rrisë më tepër meritokracinë dhe transparencën. Nga ana tjetër ajo u shpreh se këtë vit është marrë vendimi edhe për të shkurtuar kohën e praktikës mësimore për të diplomuarit për mësuesi, para se ata të marrin licencën për të ushtruar më pas profesionin. 

“Kemi vendosur që për provimet e maturës në programin mjekësi e përgjithshme maturantët të kemi edhe një provim shtesë i cili rrit edhe më shumë meritokracinë dhe transparencën. Do të jetë një provim në QSHA, si provimet e licencave, krejtësisht i automatizuar ku testi korrigjohet menjëherë.

Ku edhe rreziku i gabimit, edhe koha edhe shpenzimet e administrimit do të jetë më i ulët. Kjo do të pilotohet me programin mjekësi e përgjithshme që është program më i kërkuar dhe  ndërkohë kemi qëllim ta shtrijmë edhe për provimet e tjera të maturës. Këtë vit kemi marrë vendim për të shkurtuar kohën e praktikës mësimore për të diplomuarit për mësuesi para se të shkojnë në marrjen e licencës, nga një vit në 3 muaj”, u shpreh ministrja.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore