
Myku i gojës: Të rrezikuarit, simptomat dhe trajtimi
Myku i gojës, i njohur ndryshe edhe si Kandidoza orale, ështe një infeksion mykotik që ndodh në gojë. Shkaktari kryesor i këtij lloj infeksioni është bakteri Candida Albicans. Ekzistojnë disa kategori njerëzish të cilët janë më të rrezikuar , për të pasur myk në kavitetin oral.
Ata janë:
1-personat të cilët marrin shumë dhe shpesh Antibiotikë
2-pacientët të cilët janë në process kimioterapie dhe radioterapie
3-pacientët të cilët marrin mjekime si Prednisoloni, Kortikosteroide
4-pacientët të cilët marrin mjekime që ulin gjendjen e imuintetit
5-pacientët që vuajnë nga sëmundje si Diabeti, HIV etj.
Simptomat e mykut janë në varësi të llojit të tij. Shpeshherë paraqiten si zona erozive, të skuqura dhe të shkëlqyeshmeose pseudomembranoze të bardha të cilat hiqen lehtësisht për të ekspozuar një zonë të kuqë eritematoze, nga e cila mund të ketë hemorragji. Myk është gjithashtu kur kemi çarje dhe skuqje të anëve të buzëve,shoqëruar me tharje te tyre.
Mund të kemi djegie e tharje të gojës,ndjesinë e dickaje të hidhur,kripur ose acide në kavitetin oral. Gjithashtu, mund të kemi vështirësi në gëlltitje, kur kemi përfshirje të ezofagut dhe ashpërsim të zërit me përfshirje të laringut. Mund të na shfaqet në gjuhë, me pllaka të bardha ose një zonë pa papilla në qendër të saj.
Trajtimi konsiston në marrjen e mjekimeve Antimykotike dhe në përmirësimin e higjenës oralë, si dhe përdorimin e shpëlarësve Antimikrobial. Gjithashtu duhet një higjenë e mirë e protezave, pasi ato e mbajnë mikrobin në brendësi dhe duhen hequr natën, të lihen në solucion dezinfektant, në mënyrë që të shëndoshet mukoza e gojës. Trajtimi duhet të zgjatet dy javë pas zhdukjes së simptomave.




Lajmi i mirë, Pfizer do të furnizojë me vaksina programin COVAX
Historia e plotë >


Gonxhe: Shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve hapet në muajin shkurt
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Baba Taku” afrohet në bastionin e Metës: Nderohet si “Qytetar Nderi i S...
Historia e plotë >
Urdhri i SPAK/ Aksioni i RENEA në shtëpitë e "të fortëve", a ka lidhje m...
Historia e plotë >
Rekord i ‘zi’, mbi 800 raste të reja me koronavrius në vend, 15 persona humbin jetën

Si e parandalojnë maskat dhe ventilimi transmetimin e COVID

Tjetër shifër e lartë infeksionesh të reja me COVID, 12 persona humbin jetën
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
