Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Banorët lëshojnë alarmin: Mungesa e dritave po na shkakton falimentimin e dhjetëra bizneseve në jug

Banorët lëshojnë alarmin: Mungesa e dritave po na shkakton

Në redaksinë e Gazeta “Shqip” dhjetëra banorë janë ankuar në lidhje me mungesën e vazhdueshme të energjisë elektrike në zonën e jugut të Shqipërisë.

Shqetësimet për mungesën e energjisë elektrike vijnë sidomos në zonën e Orikumit, Dukatit, Tragjasit dhe Radhimës. “Sa herë që bie shi, këtu na ikin dritat”, shprehet një nga banorët për Gazeta “Shqip”.

Kjo situatë vjen nga mos vënia në punë e nënstacionit të Orikumit të vendosur në Tragjas dhe pse janë kryer një pjesë e punimeve. “Kemi katër a pesë vite me këtë situatë kështu. Sa herë vjen pranvera vijnë politikanët bëjnë parakalime dhe përurojnë nisjen e punimeve, në një kohë që nënstacioni ende nuk është në funksion të plotë, ndërsa dhjetëra e qindra familje dhe biznese po e vuajnë mbi kurriz këtë”, shprehet Agroni për “Shqip”.

Një tjetër banor i zonës së Radhimës që nuk dëshiron të identifikohet thekson se “të gjithë po kërkojnë të largohen nga vendbanimet, pasi po vuajnë në mënyrë të padrejtë. Unë jam ndër të vetmit që kam mbetur këtu, askush nuk e çan kush kokën këtu asnjë nga pushtetarët”.

Banorët shprehen se qeveritarët kujtohen vetëm në sezonin e verës, shtrijnë kabull dhe mendojnë se problemi u zgjidh, por ndërkohë vuajnë në të gjithë pjesën tjetër të vitit.

Gazeta “Shqip” tentoi të komunikonte me drejtorin e OSHEE-së në qytetin e Vlorës, Erjon Osmanaj, por ai na adresoi që të komunikimi  të realizohet nëpërmjet zëdhënësit të OSHEE-së në Tiranë. Në kontaktet e mëpasme mësohet se shkaku i mungesës së dritave në këtë zonë lidhet me rreshjet e shumta dhe furtunat që kanë qenë në këtë zonë të Vlorës që ka lënë pa energji Orikum, Radhimën dhe Tragjasin.

Kështu te fideri  Nënstacionit Radhimë i cili furnizon me energji zonat Tragjas, Dukat Fushë, Dukat Fshat dhe Llogara ka pasur dëmtime ku pemët e rrëzuara kanë dëmtuar rrjetin e furnizimit me energji elektrike.

Probleme me furnizimin me energji elektrike ka edhe në zonën e Nartës. Aktualisht jashtë pune në këtë moment, sipas informacioneve që “Shqip” disponon janë fideri 1 Nst Radhimë (Tragjas, Dukat Fushë, Dukat Fshat, Llogara) dhe fideri 4 Nst Amonicë (Amonice, Pete, Hysoverdh, Vajze, Ploc, Mallkeq). OSHË po punon për rregullimin e defekteve.

Zëdhënësi i OSHEE, Ardi Kola në një prononcim për “Shqip” shprehet se situata krijuar vjen për shkak se rrjeti i furnizimit me energjie elektrike është i amortizuar dhe se sa herë kur  ka reshje dhe që shoqërohen me furtuna dëmtohet rrjeti i furnizimi me energji elektrike. “OSHEE po planifikon që investojë 10 milionë euro dhe në rrjetin 20 kilovolt, duke parashikuar dhe ndërtimin e kabinave elektrike”, thekson Kola.

Banorët lëshojnë alarmin: Mungesa e dritave po na shkakton

Banorët lëshojnë alarmin: Mungesa e dritave po na shkakton

Banorët lëshojnë alarmin: Mungesa e dritave po na shkakton

Banorët lëshojnë alarmin: Mungesa e dritave po na shkakton

Banorët lëshojnë alarmin: Mungesa e dritave po na shkakton

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore