Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

MSh publikon afatet: Punonjësit socialë të bëhen pjesë e Urdhrit, ose...

MSh publikon afatet: Punonjësit socialë të bëhen pjesë

Punonjësit socialë në Shqipëri duhet të regjistrohen në Urdhrin e Punonjësve Socialë për të ushtruar profesionin e tyre.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se duke filluar prej datës 12 korrik deri më datën 23 korrik, të gjithë punonjësit socialë që nuk janë bërë pjesë e Urdhrit në thirrjen e parë të vitit 2016-të të fillojnë procedurat e regjistrimit, sipas ligjit të miratuar që në vitin 2014.

Personat e mësipërm duhet të paraqiten mes këtyre datave pranë zyrave të Ministrisë së Shëndetësisë nga ora 09:00 deri në orën 15:00 me dokumentacion kopje të diplomës së punonjësit social, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi, dëshmi penaliteti, deklaratë personale dhe kopje të kartës së identitetit.

Edhe për shtetasit e huaj që duan të ushtrojnë këtë profesion në Shqipëri është i njëjti rregull, ata duhet që më parë të bëhen pjesë e Urdhrit të Punonjësit Social. Dokumentacioni që kërkohet për ta është njësimi i diplomave, certifikatave dhe specializimeve të kryera, një rekomandim nga një specialist vendas dhe anëtar i Urdhrit, leje qëndrimi dhe leje pune në Shqipëri dhe certifikata e mirësjelljes. / Gazeta Shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore