Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Mposhti Covid, mjeku i njohur dhuron plazmën

Mposhti Covid, mjeku i njohur dhuron plazmën

Shqipëria ka nisur trajtimin me plazmën e gjakut kundër koronavirusit. Prej ditësh ministria e Shëndetësisë i ka bërë thirrje qytetarëve të dhurojnë gjakun, e ky apel më tepër i drejtohet atyre që e kanë kaluar “murtajën” e re të këtij shekulli, koronavirusin.

Kësaj thirrje i është përgjigjur mjeku Roland Xhaxho, i cili dhuroi sot gjak. “Për mjekët, që me shembullin e tyre, përçojnë vlerat e humanizmit dhe solidaritetit për atë që ka më shumë nevojë! Dr. Roland Xhaxho, pasi e ka mundur virusin e rrezikshëm, i është bashkuar nismës “Bëhu hero për dikë që ka nevojë”, duke dhuruar gjak, që do të shërbejë për trajtimin e pacientëve me COVID19. Bëhu edhe ti #hero për dikë që ka nevojë për ty! Dhuro gjak/plazëm!”, shkruan ministrja Manastirliu.

Deri më tani sipas informacioneve zyrtare janë 15 persona që kanë dhuruar gjak në kuadër të nismën së ndërmarrë nga ana e ministrisë. Mjeku reanimator edhe pse në pension, iu bashku thirrjes për t’u bërë pjesë e ekipit për trajtimin e të sëmurave me Covid. Në prill ai u prek nga Covid, pas një lufte “për jetë a vdekje”, Xhaxho e mposhti këtë sëmundje.

Një nga metodat që ndihmon në trajtimin e pacientëve që vuajnë nga COVID19 dhe janë në trajtim spitalor, është vlerësuar të jetë dhe trajtimi me plazmën konvaleshente.

Çfarë është plazma?

Plazma është pjesa e lëngshme e gjakut, në të cilën notojnë qelizat e gjakut si eritrocite, trombocite dhe leukocite. Në plazmën e gjakut të një personi të shëruar nga COVID – 19 ka edhe antitrupa që trupi ka krijuar gjatë luftës ndaj sëmundjes. Plazma që përmban këto antitrupa, të cilat luftojnë infeksionin quhet plazmë konvaleshente.

Ajo shfrytëzohet për të trajtuar pacientët me COVID – 19, pasi vlerësohet se, antitrupat e ndodhura në plazmën konvaleshente lidhen me virusin në trupin e pacientit, duke reduktuar ndikimin e tij dhe kufizojnë kështu përparimin e sëmundjes.

Plazma konvaleshente ka demonstruar efikasitetin e saj në përdorimet e mëparshme ndaj viruseve Ebola dhe SARS.

Duke qenë se akoma nuk kemi një terapi specifike ose një vaksinë për trajtimin e COVID – 19, disa studime sugjerojnë së fundmi se plazma konvaleshente mund të jetë e dobishme në trajtimin e infeksionit të shkaktuar nga korona virusi i ri (SARS-COV-2).

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore