Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

“Mos të krijohen pengesa ndaj vaksinimit kudo në botë”/ Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë bën thirrjen e fortë

keshilltari i shtepise se bardhe

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare Jake Sullivan tha të dielën se Shtetet e Bashkuara po punojnë për të gjetur mënyra që të zbusin kufizimet e patentave mbrojtëse për vaksinat e sapo-zhvilluara kundër koronavirusit.

“Ky është thelbi: Ne besojmë se kompanitë farmaceutike duhet të ofrojnë vaksina në sasinë e duhur me çmim të bazuar tek kostoja për mbarë botën që të mos krijohen pengesa ndaj vaksinimit kudo në botë,” tha zoti Sullivan.

Komentet e tij për kanalin televiziv ABC pasojnë presionin nga një grup senatorësh demokratë, të cilët i kanë dërguar letër Presidentit Joe Biden ku i kërkojnë që të trajtojë “me prioritet njerëzit dhe jo kompanitë farmaceutike”.

Ai shtoi se përfaqësuesja tregtare e Shteteve të Bashkuara, Katherine Tai “është e angazhuar në konsultime intensive me Organizatën Botërore të Tregtisë OBT për këtë temë”.

Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera deri tani kanë bllokuar negociatat përmes Organizatës Botërore të Tregtisë për një propozim të paraqitur nga India dhe Afrika e Jugut për të hequr mbrojtjen që ofron patenta për vaksinat kundër koronavirusit. Kjo do t’u hiqte ekskluzivitetin kompanive farmaceutike që i kanë zhvilluar këto vaksina dhe do të lejonte vende të ndryshme të prodhonin sasitë që u nevojiten.

Kritikët e këtij propozimi thonë se anulimi i patentave mund të dobësojë sigurinë e vaksinave dhe se krijimi i qendrave të tjera të prodhimit do të dëmtonte furnizimin me lëndët e domosdoshme të objekteve ekzistuese të prodhimit./VOA

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore