Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

“Mos bëni skaner nëse dyshoni se keni Covid”/ Brataj tregon rrezikun që u kanoset

“Mos bëni skaner nëse dyshoni se keni Covid”/ Brataj

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u bëri thirrje qytëtareve që të mos dynden për të bërë skanerin nëse kanë dyshime që janë të prekur nga koronavirusi.

I ftuar në “News24” Brataj theksoi se skaneri është një rreze e dëmshme nëse bëhet në mënyrë të vazhdueshme. Sipas tij, nëse skaneri bëhet shpesh ka rrezik që qytetarët të preken nga leucemia.

Ai rekomandoi që në vend të skanerit të bëhet ekografia, e cila gjithashtu tregon nëse është prekur ose jo mushkëria.

“Nëse përdorim skanerin, do të kemi pas 10 vitesh shumë raste me leucemi. Shohim që të gjithë duan të bëjnë skanerin. Rasti mund të identifikohet dhe me radiografi. Duhet të kalojë java e parë. Nëse ke lodhje, nuk mbërrin në mushkri menjëherë. Format e lehta, që janë pjesa më e madhe, kontrollohen me ilaçe tradicionale.

Ajo që do të këshilloja për moshat e treta është një aspirinë 100 ml. Numri i telefonatave shkon në mbi 2000 mijë, nga këto 500-600 thirrje për Covid. Si vizita janë rreth 57. Reagimi ndaj virusit, varet nga organizmi i gjithsecilit. Në total 230 persona kanë ndërruar jetë. Skam asnjë lajm të veçantë, sa i takon numrit të atyre që kanë ndërruar jetë në banesë,” tha Brataj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore