Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

"Mos bëni skaner"/ Biznesmeni që mposhti Covid: Të mos hapen shkollat, do të infektohen 60 % e popullatës

"Mos bëni skaner"/ Biznesmeni që mposhti Covid: Të mos

Biznesmeni i njohur në fushën e sigurimeve, Avni Ponari, pak kohë më parë u infektua me COVID 19. Në një postim në rrjetet sociale ka treguar eksperiencën e tij se si u shërua në spitalin Austriak, dhe rregullat që ndiqeshin.

Me anë një të postimi në Facebook ai shprehet kundër bërjes së skanerit në spitale, pasi rrezatimi mund të dëmtojnë.

Gjithashtu ai del edhe kundër hapjes së shkollave, pasi kjo do të shkaktojë një shtim të infektimit të popullatës.

Postimi i plotë në Facebook

Po ju shkruaj jo si mjek miqtë e mi, por si njëri nga milionat që kemi kaluar Covid-19. Një virus shumë i rrezikshëm dhe i pa njohur për të gjithë përfshirë dhe mjekët. Mora shkas nga një miku im, i cili sapo kishte bërë skanerin e dytë, më erdhi keq për të, por këtë gabim e bëra dhe unë, skaneri nuk shëron dhe nuk ndihmon mjekun në shërimin nga Covid-19.

Ne Spitalin Austriak nuk më pyetën as më bënë skaner madje kur ua dhashë të regjistruar nuk ma panë fare.

Dhjetë ditë në spitalin e Vjenës përveç një ilaçi antiviral që ul fuqinë e virusit sipas eksperiencës tyre 30 deri 40 %, nuk kishte asgjë tjetër përveç vitaminave.

Ditën e parë më pyeten në se kisha telefon dhe karikues me vetë dhe ne se nuk kisha do ma jepnin. Mjekët dhe personeli hynin në dhomen time me një palë veshje mbi veshjen anticovid dhe i linin në dhomën time për t'u veshur në korridor për të hyre në dhomën tjetër pasi dezinfektonin duart. Pra s'kishte asnjë mundësi shkëmbimi virusi nga njëri pacient te tjetri.

Tre gjëra janë të rëndësishme për të gjithë, por në veçanti për ato mbi 40 vjeç. Matja e oksigjenit në gjak sa më shpesh që nuk është mirë të kaloj poshtë  90, ruajtja e temperaturës konstante dhe themelore që nuk duhet nënvlërësuar është përdorimi i holluesit në gjak deri sa te kalojnë 14 dite dhe fillon lëvizja e zakonshme. Pas ditës 14 fillon mjekimi për disa ditë me antibiotik dhe ilaçe të tjera që rekomandon mjeku pas një analize gjaku komplet.

Prandaj çmimi për një skaner është bërë 50 mijë lekë gati trefish dhe më e keqja është dëmi rrezatues që skaneri shkakton.

Kjo sëmundje mjekohet më mirë në shtëpi dhe mos dëgjoni as ato që thonë se është një grip i zakonshëm, as ato që thonë se nuk është asgjë dhe t'ua heqin vëmendjen nga kujdesi. Për mua hapja e shkollave do çojë infeksionin deri 60 % të popullsisë pasi fëmijët janë te mbrojtur, por do sjellin virusin nëpër shtëpi tek prindërit e tyre.

Ju thashë s'jam mjek, por ju dhashë eksperiencën time që ishte jo e këndshme.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore