
Mjeku tregon çfarë ndodh nëse infektoheni me koronavirus dhe grip njëkohësisht
Ata të cilët janë të infektuar me koronavirus kanë rrezik dyfish më të lartë që të vdesin nëse njëherësh sëmuren edhe nga gripi, paralajmëron Dr. Simon Stevens, drejtor ekzekutiv i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar.
Edhe pse është shumë me rëndësi që njerëzit të vaksinohen, sepse nëse njëherësh keni grip dhe koronavirus, do të keni rrezikun dyfish më të madh të vdisni nga Covid-19.
Si ta dimë nëse është koronavirus apo grip?
Meqenëse të dy sëmundjet kanë simptoma shumë të ngjashme, ekziston dallimi i cili do të na ndihmojë të dallojmë nga cili prej këtyre dy viruseve jemi infektuar.
Simptomat e gripit shfaqen shumë shpejt dhe nënkuptojnë temperaturë të befasishme, dhembje trup i, ndjenjë lodhjeje dhe rraskapitje, kollë të thatë, inflamacion të fytit dhe dhembje koke.
Vështirësi në gjumë, humbje oreksi, diarre apo dhembje stomaku, si edhe ndjenjë të vjellash që ndodhin me gripin shoqërohen gjithashtu me koronavirusin.
Pra, cilat janë dy simptomat kryesore për t’i dalluar koronavirusin dhe gripin?
Arnold Monto, epidemiolog në Universitetin e Michiganit, thekson se një nga mënyrat për të bërë dallimin midis gripit dhe coronavirusit është humbja e shqisës së të nuhaturit, megjithëse kjo ndodh në të dy viruset.
Njerëzit me grip ose me ftohje të rëndë gjithashtu mund të humbin ndjenjën e aromës, por ndryshimi është se te koronavirusi, humbja e nuhatjes është e papritur dhe më e fortë. Kjo ndikon në aftësinë për të dalluar shijen e ëmbël nga e hidhura, por mund të ndodhë edhe pa mbyllje të hundës, gjë që nuk është rasti me gripin.
Një simptomë tjetër që mund të ndihmojë në dallimin e koronavirusit nga gripi është vështirësia në frymëmarrje.



Mjeku Kalo: Po rrezikojmë jetët tona, disa të pamoralshëm...
Historia e plotë >

A e infekton trurin e njeriut virusi Covid? Autopsitë e para tregojnë se...
Historia e plotë >
Në mbrëmje nisin reshjet e dendura, rrezik përmbytjeje në disa zona
Historia e plotë >


Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të ketë përplasje direkte? Basha kandidon në Tiranë, dy qarqet ku R...
Historia e plotë >
Emrat/ Përbërja surprizë e qeverisë së re të SHBA-së, Biden synon unitet...
Historia e plotë >
Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot

Qytetarët e Kosovës drejt bregdetit shqiptar, mbi 8 mijë makina kalojnë doganën e Morinës

Gjashtë të vdekur dhe 141 raste të reja me COVID në Kosovë, Prishtina vatra e nxehtë
Biznes

Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >


Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >