Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Mjeku Sulçebe pro vaksinës kineze: Sinovac na mbron nga format e rënda të virusit

Mjeku Sulçebe pro vaksinës kineze: Sinovac na mbron nga format e

Imunologu Genc Sulçebe rekomandoi përdorimin e vaksinës kineze pasi, siç theksoi ai,  ndonëse ka një përqindje më të ulët efektiviteti në krahasim me vaksinat e tjera, mund të na mbrojë nga format e rënda të virusit. Imunologu tha se nuk mund të presim për vaksinën më të mirë, por të marrin atë që ka një efektivitet të pranueshëm për ta aplikuar sa më shpejt dhe më gjerë.

“I shpëtojmë formave të rënda, mund të kalojmë një covid të lehtë, por i shpëtojmë rastit për të shkuar në spital. Sigurisht që funksionon sepse jep imunizim, por efektin e saj e shohim pas dy muajsh. Këtu ka një problem sepse kanë aplikuar dy doza të ndarë në 15 ditë dhe do të shihet pas dy muajsh kur personi i vaksinuar do të ketë një përgjigje imunitare të matshme dhe të sigurt. Do shihet me numrin e rasateve dhe antikorpet", u shpreh imunologu në studion e ABC News.

Më tej, Sulçebe tha se ekspertët kanë rekomanduar gjithashtu kombinimin e vaksinave, por shtoi se nuk janë kryer studime. “Nëse bën tre doza nuk të gjen gjë, mund të bësh dhe një lloj vaksine tjetër. Janë rekomandime të studiuesve që nuk i kundërshtojnë por nuk janë studiuar por nuk ka kohë të bësh studime.

Aq më tepër që numri i rasteve po bie kudo dhe për të bërë studime të tilla duhen shumë muaj dhe nuk pret koha. Nuk ka asnjë arsye pse mos të bëhen. Vaksinat me adenovirus mund të kombinohen si Johnson & Johnson, Sputnik etj me ato me ARN.”, shtoi më tej Sulçebe.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore