Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Mjeku Skënder Brataj bën thirrje për kujdes: Mund të infektoheni edhe pas dy dozash vaksine

Mjeku Skënder Brataj bën thirrje për kujdes: Mund të

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha në News24, se rreziku i infektimit me koronavirus ekziston edhe pasi një person merr të dyja dozat e vaksinës.

Brataj e bëri këtë deklaratë gjatë diskutimit me ekspertët në studio mbi fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit, ku mes të tjerash u tha se kandidatët për deputetë janë të rrezikuar.

"Njerëzit duhet të kenë të qartë se edhe me vaksinim, me dy doza, ekziston rreziku i infektimit, askush nuk përjashtohet nga riinfektimi.

Distancimi social është i pari që të mban larg infektimit. Duhet bërë thirrje që në një fushatë politike të ruhet distanca dhe të mbahen maskat," tha Brataj.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore